Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Aleksandre (Aleksander)

Mbiemri: Sulaj

Data Ngjarjes: 07/04/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh;

Detaje të çështjes: Sipas Policise shtetasi Aleksandre Sulaj, shiste lëndë narkotike, të llojit "cannabis sativa", në rrugën "Mujo Ulqinaku", Tiranë. Në datën 07.04.2021, janë planizuar shërbimet për verifikimin e këtij informacioni, në rrugën " Mujo Ulqinaku" dhe rreth orës 13:30, shërbimet kanë konstatuar shtetasin Aleksandre Sulaj, në një ndërtesë dy katëshe, të pa banuar, pa dyer e pa dritare, e cila ndodhet në zonën afër shkollës " Faik Konica". Shtetasi Aleksandre Sulaj po qëndronte përballë hyrjes kryesore nga ana veriore e kësaj godine, i cili për një moment ka shkuar në krah të djathtë të derës kryesore të kësaj godine të pa banuar, në një dritare në formë rrethore dhe pasi ka marrë diçka aty, është larguar 2-3 metra nga dritarja. Në dorë dukej diçka si qese farmaceutike, me bimë të dyshuar narkotike, të llojit cannabis sattiva . Në këtë situatë, shërbimet e policisë, ndërhynë duke u prezantuar si Policia, Anti Droga. Shtetasi Aleksandre Sulaj, sapo konstatoi prezencën e tyre, u largua me vrap, duke u humbur nga sytë shërbimeve. Në momentin që u largua me vrap, shtetasit Aleksandre Sulaj i ra nga xhepi telefoni i markës Iphone 7 Plus, ngjyrë e zezë. Ne telefonin e 21-vjecarit u gjeten foto dhe video te boceve te kanabisit. Gjate kontrollit ne vendin e ngjarjes në dritaren në fjalë, kanë gjetur një qese plastike, brenda së cilës ishin katër qese si ato të farmacive, me lëndë të dyshuar narkotike, të llojit cannabis sativa. Ndërkohë, në afërsi është gjetur edhe një qese plasmasi, me mbishkrimin "citliyo", ku u konsatuan edhe katër qese të tjera, si ato të farmacive, me lëndë të dyshuar narkotike, të llojit cannabis sativa. Në vijim, është kryer kqyrja e vendit të ngjarjes, me ekspert kriminalist dhe janë administruar dhe sekuestruar provat material, me qëllim ekzaminimin laboratorik të tyre. Është bërë peshimi i tetë qeseve farmaceutike me lënde të dyshuar narkotike të llojit "cannabis sativa" dhe kanë rezultuar me peshë totale 10 (dhjetë) gram. Pas peshimit, provat janë futur në qesen e provave me Nr.UNIK. A00002556.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 02/11/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Kqyrja e fotove dhe videove të aparatit celuar te te riut konstatohen fotografi të bëra nga ky aparat celular, me përmbajtje imazhesh të boçeve dhe qeseve me boçe të lëndës narkotike "cannabis sativa". Ndërkohë, në rubrikën e lokacioneve të aparatit celular, u konsatua se në shumicën e fotove dhe videove të bëra nga ky aparat celular, ishte e rregjistruar dhe vendodhja gjeografike e vendit ku është bërë foto ose video. Masa e sigurise e dhene ne mungese per te riun u ekzekutua ne 30 korrik, ndersa ne 2 gusht u vendos qe te vijonte ne kete mase sigurimi. Aleksandre Sulaj ankimoi vendimin e Shkalles se Pare duke kerkuar zbutje te saj, kerkese qe u pranua nga Apeli me argumentin se "shtetasi nën hetim, nuk është i dënuar më parë dhe nuk ka rekorde kriminale, si edhe nuk paraqet shkallë të konsiderueshme të rrezikshmërisë shoqërore. Ai nuk paraqet rrezik për shoqërinë (në kuptimin serioz apo rilevant) dhe nuk ka dyshim të arsyeshëm se mund të vendos në rrezik apo të dëmtojë marrjen e provave që do të shërbejnë në fazën e hetimeve paraprake. Gjykata e Tiranes shpalli fajtor shtetasin Aleksander Sulaj dhe e denoi ate me 5 vite burg, denim i cili per shkak te gjykimit te shkurtuar u ul ne 3 vit e 4 muaj burg. Gjithashtu gjykata vendosi pezullimin e denimit me burg ne sherbim prove

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 13/12/2021

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh narkotikesh;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 04/07/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.