Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Luisiano
Mbiemri: Meshini
Data Ngjarjes: 17/12/2020
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh narkotikesh;
Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasin Luisiano Meshini, per prodhim dhe shitje narkotikesh (nenit 283) , ne zonen "e Astirit", pasi nga kontrolli fizik dhe ne banese iu gjet me 234 doza kanabis gati per shitje. me vone duke qene nen nje mase sigurimi, ai u ndalua ne afersi te nje farmacie , dhe deklaroi se po shkonte te blinte ilace per te emen.
Mesditën e datës 16.12.2020, grupi i punonjësve të policisë, pjesë e strukturës policore për hetimin e narkotikëve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të verifikimit të një informacioni të marrë në rrugë operative që bënte fjalë për shpërndarje të lëndëve narkotike në rrugën Stefan Shundi, pjesë e territorit të zonës së njohur si Astiri, janë planizuar për të shërbyer në këtë vend, për kapjen e shpërndarësve e shitësve të këtyre lëndëve. Kur kanë qënë në këtë territor, rreth orës 12:30, atyre ju ka rënë në sy prezenca e një personi, që ndodhej në hyrje të një pallati, i cili me vonë është identifikuar si i pandehuri Luisiano Meshini. Janë afruar pranë këtij të fundit dhe mbi bazën e dyshimeve të krijuara në vend, ai është kontrolluar në kushtet e flagrancës. Gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetur me vete katër qese plastike, brenda të cilave kishte material bimor, që është dyshuar si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, sasi e cila, pas peshimit, ka rezultuar ishin me peshë 5.6 gram.
Ky fakt ka shërbyer që i pandehuri Luisiano Meshini të shoqërohej në banesën e tij, për të kontrolluar edhe ambientet e brendshme të vendit ku ai banonte. Gjatë kontrollit të banesës, në dhomën e gjumit, mbi një komodinë, u gjetën mbetje materiali bimor, ndërsa mbi krevatin martesor, u gjet një kovë, në fundin e së cilës kishte material bimor si dhe tetë qese e një kavanoz qelqi me dy qese të tjera, me mbetje po të materialit bimor. Ndërsa në një dhomë gjumi të vogël, u gjetën qese farmaceutike të vogla. I gjithë materiali bimor i përfshirë në të gjitha qeset është sekuestruar me cilësinë e provës materiale, si material i dyshuar si bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. E gjithë sasia e materialit tjetër bimor të gjetur ne dhomat e banesës është peshuar dhe arrinte peshën 228.8 gram. Po në dhomën e fundit të kontrolluar, u gjeten edhe një sasi kartmonedhash të prerjeve të ndryshme. Pas konstatimit të këtyre fakteve i pandehuri Luisiano Meshini, i konsideruar si person nën hetim, është shoqëruar në organin e policisë dhe është arrestuar në kushtet e flagrancës.Nëpërmjet të dhënave të pasqyruara në konkluzionet e aktit të ekspertimit, për materialet në ngarkim të shtetasit Luisiano Meshini, me Nr. 2127 datë 03.03.2021, mësohet se materialet bimore objekt ekspertimi janë Cannabis, produkt herbal të bimës Cannabis Sattiva L dhe pesha e tyre, pa ambalazh është 173.734 gram.