Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Aredi
Mbiemri: Skora
Data Ngjarjes: 15/12/2020
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;
Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasit Aredi Skora , Ervis Loga, sipas nenit 283/2. Skora ishte duke i shitur 7 kilograme kanabis te Ervis Loges. Konkretisht, më datë 14.12.2020, nga ana e Seksionit të Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës është marrë informacion në rrugë konfidenciale dhe operative se të pandehurit Ervis Loga dhe Aredi Skora merren me shitjen e lëndës narkotike Cannabis Sattiva në zonen e fshatit "Shëngjergj"-Tirane. Rreth orës 14:00 është organizuar shërbim duke shkuar në afërsi të këtij fshati ku janë vendosur shërbime në vende të ndryshme në vendet e quajtura lumi Erzen, në hyrje të fshatit Shengjergj dhe në fshatin Shëngjergj, të cilat kanë qenë me automjet dhe në lëvizje të vazhdueshme. Në hyrje të fshatit Shëngjergj, sapo kalon lokalin e quajtur "Selim Veli" , buzë rrugës janë konstatuar të pandehurit Ervis Loga dhe Aredi Skora, të cilët po mbanin në dore një pëlhure (copë/lecke) dhe kanë zbritur që të dy personat në buze të rrugës. Duke pasur dyshime se këta dy të dyshuar mbanin lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva nga ana e policisë gjyqësore është bërë ndërhyrja për t'i arrestuar në flagrancë të dyshuarit e mësiperm pra në kryerje e sipër të vepres penale, duke u prezantuar si punonjës policie dhe në këtë moment i pandehuri Ervis Loga ka tentuar që të largohet ku pak metra më larg është bërë kapja e tij si dhe prangosja e të pandehuritt tjetër Aredi Skora. Pasi është hapur pëlhura, e cila ishte lidhur është konstatuar një qese plastike ngjyrë e zezë ku brenda saj ka material bimor në gjëndje të tharë në forme boçesh me aromë dhe karakteristika si ato të lëndës narkotike cannabis sattiva. Pasi u bë sekuestrimi i sasisë me lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sattiva, u bë peshimi i saj dhe rezultoi me peshë të përgjithshme me amballazh 6.8 (gjashte pikë tetë) gram.