Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Ervis

Mbiemri: Loga

Data Ngjarjes: 15/12/2020

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283/2 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e bashkepunimit ose me shume se nje here

Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasit Aredi Skora , Ervis Loga, sipas nenit 283/1. Skora ishte duke i shitur 7 kilograme kanabis Ervis Loges. Konkretisht, më datë 14.12.2020, nga ana e Seksionit të Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës është marrë informacion në rrugë konfidenciale dhe operative se të pandehurit Ervis Loga dhe Aredi Skora merren me shitjen e lëndës narkotike Cannabis Sattiva në zonen e fshatit "Shëngjergj" -Tirane. Rreth orës 14:00 është organizuar shërbim duke shkuar në afërsi të këtij fshati ku janë vendosur shërbime në vende të ndryshme në vendet e quajtura lumi Erzen, në hyrje të fshatit Shengjergj dhe në fshatin Shëngjergj, të cilat kanë qenë me automjet dhe në lëvizje të vazhdueshme. Në hyrje të fshatit Shëngjergj, sapo kalon lokalin e quajtur "Selim Veli" , buzë rrugës janë konstatuar të pandehurit Ervis Loga dhe Aredi Skora, të cilët po mbanin në dore një pëlhure (copë/lecke) dhe kanë zbritur që të dy personat në buze të rrugës. Duke pasur dyshime se këta dy të dyshuar mbanin lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva nga ana e policisë gjyqësore është bërë ndërhyrja për t'i arrestuar në flagrancë të dyshuarit e mësiperm pra në kryerje e sipër të vepres penale, duke u prezantuar si punonjës policie dhe në këtë moment i pandehuri Ervis Loga ka tentuar që të largohet ku pak metra më larg është bërë kapja e tij si dhe prangosja e të pandehuritt tjetër Aredi Skora. Pasi është hapur pëlhura, e cila ishte lidhur është konstatuar një qese plastike ngjyrë e zezë ku brenda saj ka material bimor në gjëndje të tharë në forme boçesh me aromë dhe karakteristika si ato të lëndës narkotike cannabis sattiva. Pasi u bë sekuestrimi i sasisë me lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sattiva, u bë peshimi i saj dhe rezultoi me peshë të përgjithshme me amballazh 6.8 (gjashte pikë tetë) gram.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 20/05/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Ervis Loga u la ne masen e sigurise "Arrest ne burg" ne dy shkallet e gjyqesorit. Gjate seances per vleresimin e mases, Loga perjashtoi nga pergjegjesia penale mikuin e tij duke thene si ai nuk kishte dijeni per drogen. Ervis Loga u gjet fajtor per akuzen e "Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve" duke u denuar me 4 vite burg pasi perfitoi edhe nga gjykimi i shkurtuar. Para hetuesve Ervis Loga deklaroi se: lënda narkotike e cila është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e policise gjyqesore i përket atij dhe se e ka gjetur sipas pretendimeve të tij në pyll duke prerë dru, duke plotësuar se personi nën hetim Aredi Skora nuk ka lidhje me këtë fakt dhe se nuk ka pasur dijeni për lëndën narkotike në fjalë. Gjykata e Shkalles se Pare denoi shtetasin Ervis Loga, me 6 vjet burgim, denim i cili per shkak te gjykimit te shkurtuar shkoi ne 4 vjet burgim. Ky vendim u Apelua nga Ervis Loga, i cili kerko ndryshimin e tij. Megjithate Apeli vendosi te lere ne fuqi vendimin e fajesise er Logen, por e denoi ate me 5 vjet burgim, duke ulur 1 vit nga vendimi i shkalles se pare. Duke qene se ai u gjykua me gjykim te shkurtuar denimi perfundimtar per Ervis Logen, shkoi ne 3 vjet e 4 muaj burgim.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 01/07/2021

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 17/12/2020

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 05/01/2021

Vendimi i gjykatës së apelit: lë në fuqi vendimin e Gjyk.Shk.I

Data e vendimit së gjykates së apelit 01/11/2022

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.