Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: V.

Mbiemri: Z.

Data Ngjarjes: 02/12/2020

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale

Detaje të çështjes: Policia referoi ne gjendje te lire sipas nenit 283 /1 shtetasin V.Z.. Ai u kap me 4.8 grame hashash, ne rrugen Riza Cuka, tek vendi I quajtur katrori. Gjithsej pese qese farmaceutike. Autori eshte I mitur. Sipas dosjes rezulton se Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, kishte të dhëna në rrugë operative se në Rrugën "Riza Cuka" , Tiranë, tek vendi i quajtur katrori, ka persona që shesin lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa të ndarë në qese. Me datë 26.11.2020, rreth orës 21:35, eshte shkuar në vendin e quajtur tek katrori, në rrugën "Riza Cuka" , Tiranë, dhe është konstatuar një shtetas i cili nga trotuari po drejtohej tek shkurret pranë një pallati. Në këtë kohë duke pasur dyshime se ky shtetas kishte lëndë narkotike me vete dhe po kështu në atë vend tek shkurret duhej të kishte fshehur lëndë narkotike i jane prezuantuar punonjesit e policise dhe ndaj tij eshte ushtruar kontroll. Ky shtetas është prezantuar si V.Z. dhe gjatë kontrollit fizik me vete në xhepin e xhupit iu gjetën 3 qese farmaceutike me material bimor të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sativa. Po kështu tek shkurret në afërsi të këtij shtetasi janë gjetur dhe 5 qese farmaceutike me material bimor të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sativa. Pasi u bë sekuestrimi 3 qeseve lëndës të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, të gjetur me vete shtetasit V.Z., u bë peshimi i tyre dhe rezultuan me peshë të përgjithshme 4.8 (katër pikë tetë) gram. Pasi u bë sekuestrimi 5 qeseve të lëndës të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, të gjetur në shkurre në rrugën "Riza Cuka" , u bë peshimi i tyre dhe rezultuan me peshë të përgjithshme 6.8 (gjashtë pikë tetë) gram.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 08/06/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori:

Historia: V.Z. ka deklaruar se qeset që i kanë gjetur në xhep punonjësit e policisë i ka pasur për të shitur. Në lidhje me 5 qeset e tjera me lëndë të dyshuar narkotike që janë gjetur pranë tij në një vazo lulesh, ai deklaron se kanë qenë të tijat dhe i ka pasur për ti shitur. Lëndën narkotike ja jep një djalë me emrin Culi, mbiemrin nuk ja di. Këtë djalë e ka njohur në lagje dhe është i moshës rreth 20 vjeç. Me këtë djalin ka rënë dakort që ai të shesë lëndë narkotike Hashash për llogari të tij dhe ai do ti japë 10.000 lekë në muaj. Ka shitur rreth 20 qese me lëndë narkotike "Cannabis Sativa" në ditë dhe ka rreth 1 muaj që merret me shitje të lëndës narkotike. Ai deklaron se ka 5 muaj që konsumon lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Per shkak te moshes 17-vjecare, V.Z, u hetua dhe gjykua ne gjendje te lire. Ne perfundim te gjykimit, Gjykata gjeti fajtor adoleshentin per shperndarje te lendes narkotike ne bashkepunim dhe e denoi ate me 2 vite burg, duke perfituar nga gjykimi i shkurtuar, per shkak te moshes, Gjykata pezulloi denimin me burg duke e kaluar ne sherbim prove per dy vite dhe urdheruar qe te mos shoqerohet me persona te inkriminuar..

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 18/06/2021

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/2 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e bashkepunimit ose me shume se nje here;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e shkallës së parë.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.