Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Fatlind

Mbiemri: Morava

Data Ngjarjes: 14/08/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh;

Detaje të çështjes: Policia e Tiranes arrestoi shtetasin Fatlind Morava per akuzen e shperndarjes se lendeve narkotike ne kryeqytet. Morava u ndalua nga Policia pasi o konstatua me lende narkotike dhe u referua ne Prokurori per "Prodhim dhe shitje te narkotikeve" sipas nenit 283. Sipas dosjes hetimore rezulton se: në datë 13.08.2021, rreth orës 22.15, nga ana e punonjësve të policisë së Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke patrulluar në rrugën “Kostandin Kristoforidhi”, Tiranë, kanë konstatuar dy shtetas të cilët po qëndronin në rrugë dhe njëri prej tyre ishte me biçikletë që më vonë u identifikua si i pandehuri Fatlind Morava, ndërsa tjetri po ecte në këmbë që më vonë u identifikua si shtetati Florian Kerri. Duke parë lëvizjet e dyshimta policia i ka ndaluar këta dy shtetas dhe u ka bërë kontroll përsonal. Shtetasit Florian Kerri nuk i kanë gjetur asgjë të kundraligjshme me vete. Gjatë kontrollit fizik të të pandehurit Fatlind Morava, në xhepin e tutave kishte një çantë të vogël zezë, brenda të cilës ndodheshin 10 (dhjetë) qese transparente të vogla, të mbyllura me djegie nga njëra anë, ku brenda kishin pluhur të bardhë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Kokainë.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 17/01/2022

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: paraqitje në polic.gjyq;

Historia: Fatlind Morava nuk dha shpejgime per hetuesit. Ai u hetua dhe gjykua ne masen e sigurise "Arrest shtepie". Ne perfundim, Gjykata e gjeti fajtor Fatlind Muraven dhe e denoi me 5 vjet burgim, denim qe per shkak te gjykimit te shkurtuar shkoi ne 3 vjet e 4 muaj burgim. Me pas gjykata pezulloi denimin me burg ne 3 vjet sherbim prove.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 02/03/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: paraqitje në polic.gjyq;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 07/11/2022

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.