Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Dardan

Mbiemri: Jaku

Data Ngjarjes: 24/09/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh;

Detaje të çështjes: Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Dardan Jaku, 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë. Ne dosje thuhet se: Në datë 22.09.2021, rreth orës 11.00 në rrugën "George Bush", nga shërbimet e policisë është konstatuar shtetasi Dardan Jaku pranë fast food "Patato". Në këto kushte, ky shtetas është ndaluar dhe ndaj tij është ushtruar kontroll fizik, gjatë të cilit i janë gjetur në xhepin e pantallonave një kuti shkepëse, brenda së cilës kishte tre qese plastike në formë dozash të mbyllura në majë me djegie, ku brenda tyre kishte material pluhur me ngjyrë të kuqërremtë, të dyshuar si lëndë narkotike e llojit "Heroinë". Më pas është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Dardan Jaku, ku në dhomën e gjumit në dollapin e rrobave është konstatuar një qese plastike me ngjyrë të zezë, brenda së cilës kishte material pluhur me ngjyrë të kuqërremët, të dyshuar si lëndë narkotike e llojit "Heroinë". Është ushtruar kontroll edhe në fast food "Patato" por gjatë kontrollit nuk janë gjetur sende të kundërligjshme apo që kanë lidhje me veprën penale. Lënda e dyshuar si narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe pas peshimit rezultoi me peshë të përgjithshme me gjithë amballazh 1.8 (një pikë tetë) gram

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 06/12/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Gjate hetimeve Dardan Jaku, i tha hetuesve se ai është përdorues i lëndëve narkotike prej dy vjetësh dhe sasinë e gjetur nga policia e ka për përdorim vetjak. Jaku u hetua dhe gjykua ne masen e sigurise "Arrest ne burg". Ne kohen qe eshte kapur ne doza te heroines ishte ende be periudhen e proves 3 vjeçare si denim qe kishte marr ne 2020 per te njejten veper penale, ate te shperndarjes se lendes narkotike. Ne perfundim te procesit, Gjykata e Tiranes e gjeti fajtor Dardan Jakun dhe e denoi ate me 6 vjet burgim, denim qe per shkak te gjykimit te shkurtuar shkoi ne 4 vjet.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 04/04/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 05/11/2022

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.