Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Indrit

Mbiemri: Lloci

Data Ngjarjes: 18/09/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 284 - Kultivim i bimeve narkotike;

Detaje të çështjes: Policia arrestoi ne flagrance shtetasin Indrit Lloci, 31 vjeç, pasi dyshohet se ka kultivuar në territorin e fshatit Shpat-Rrovë, Baldush, bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie. Sipas dosjes hetimore, rezultoi se: Më datë 17.09.2021 rreth orës 07.45 është kapur në flagrancë në një parcelë me bimë të dyshuar si canabis sattiva shtetasi Indrit Lloçi, ngjarje e ndodhur në fshatin Shpat-Rrovë, Njësia Administrative Baldushk, Tiranë. Rreth orës 07:45 gjatë kontrollit në malin e Shpatës u konstatuan dy parcela të vogla me bimë të kultivuara të ngjashme me bimët canabis sativa. Hynë te parcela e parë dhe ishte një rrugë e ngushtë rreth 5-6 metra dhe dolën te parcela tjetër. Sapo dolen te parcela tjetër në krahun e djathtë të saj ishte një person me bluzë ngjyrë blu të cilit po binte telefoni. Menjëherë i kanë thërritur "Ndal Policia" dhe janë afruar drejtë tij. Gjatë prangosjes u bë mundur identifikimi i shtetasit Indrit Lloçi datëlindjes 18.05.1990. Rruga të çonte tek një gropë e cila ishte krijuar për të bledhur ujin me të cilën gjendej një tub, i cili çonte ujin në parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike.   Në këto kushte, nga ana e punonjësve të Postës së Policisë Farkë u mbajt Procesverbal i kapjes në flagrancë shtetasit Indrit Lloçi. Ngastra e tokes kufizohet nga të gjitha krahët në pyll. Kjo ngastër është me përmasa 12x17 metra dhe të mbjella aty vërehen 40 copë bimë si ato narkotike cannabis sattiva. Këto bimë janë me sistem rrënjor të futura në gropa me përmasa 60x70 cm. Pjesa mbi tokë e bimëve është e gjelbër që shkon nga 1.3 metër deri 2.2 meter. Me pjesë përbërëse të bimës me kërcell, gjethe dhe lulesa si ato të bimëve cannabis sattiva. Në anën veri-lindore vihet re tubacion plastik me ngjyrë të zezë i cili shtrihet në drejtim të një pusi (grop e veshur me plasmas në të gjitha anët me sipërfaqe 3x2.2 metra katrorë). Nga pusi zgjaton tubacioni me ngjyrë të zezë në drejtim të ngastrës së lart përshkuar. Në anën jug-perëndimore gjendet një bidon plastik me të kuqe me tap të zezë me mbetje pluhuri në të gjithë sipërfaqen e saj. Nga kjo parcelë nëpërmjet një shtegu të hapur në bimësinë e dendur në shkurre prej 7 metrash bëhet kalimi për në ngastrën tjetër, ku edhe kjo ngastër gjendet e mbjellë me bimë si ato narkotike cannabis sattiva. Ngastra është me permasa 18x5 metra. Në këtë ngaster vihet re këto bimë të ngjashme si ato narkotike cannabis sattiva ku gjenden 22 copë në lartësi nga 1 meter deri në 2 metra. Bimët vihen re me sistem rrënjor të ngulura me përmasa të gropës 70x90 cm. Mbi tokë bimët kanë kërcell, the si dhe lulesa ngjyrë të gjelbër si ato të bimëve narkotike cannabis sattiva. Nga ana që përkon me majën e kodrës vihet re një shteg rruge që të nxjerr te gropa ujëmbledhëse e veshur me plasmas të zi me përmasa 6x2.3 metra dhe thellësi 1.7 metra ku në fundin e secilit ka asi uji deri në lartësinë 50 centimetra. Nga ky pus zgjatet një tub i zi me gjatësi 12 metra deri në gastrën e tokës. Në anën perëndimore te ngastres në distancën 70 cm nga gropa anësore e parcelës mbi copa shkurresh dhe mbetjesh bimore të thata vërehen dy gota plastike cilat u evindetuan me tabelën nr 1 dhe u paketuan me zarf letre sipas standartit përkatës për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 10/12/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti ne shtepi;

Historia: Indrit Lloçi i tha hetuesve se ka një vresht rreth tre dylym në mal mbi fshatin Shpat. Aty ka edhe një parcelë me ullinj. Ato janë toka të trashëguara nga gjyshi por nuk kanë dokumenta. Në datë 15.09.2021 dhe 16.09.2021 ka qënë te vreshti duke vjelë rrush dhe ja ka shitur shtetasit Hyqmet Ahmeti. Në datë 17.09.2021 u ngrit nga gjumi dhe i hypi motorrit, shkoi te vreshti ngarkoi makinën me rrush bashkë me Sabjan Lloçin, me djalin e tij të mitur 4 vjeç. Sabjani mori dy gomerë dhe iku rrugës lart për shtëpi bashkë me djalin e tij. Ndërsa Indriti iku rrugës poshtë dhe aty ka dëgjuar një zhurmë në pyll dhe nuk e dinte se kush ishte. Aty ka folur "ça ka, kush është” dhe aty i kanë thënë "policia mos lëviz se e kapëm". Ata i lidhën duart me lidhëse këpuçësh dhe i thanë "hajde me ne te parcela". Kanë shkuar te parcela dhe ishte një parcel me hashash në mes të pyllit. Gjë tjetër nuk i kanë thënë. Ai thotë se nuk ka kaluar dhe nuk ka parë bimë narkotike të mbjella në atë vend. Ai thotë se mesa di ai nuk e shfrytëzon asnjë atë tokë. Ai thotë se nuk ka parë asnjë person në atë pyll. Ai thotë se këtë muaj ka qënë rreth 10 herë te vreshti ndërsa në muajin gusht nuk e mban mend. Ai thotë se te vreshti e ka ndihmuar nusja, djali i vëllait Sabjani, dhe nëna e tij. Indrit Lloçi u hetua dhe gjykua ne masen e sigurise "Arrest shtepie". Ai u gjet fajtor nga Gjykata e Tiranes dhe u denua me 3 vjet burgim, denim qe shkoi ne 2 vjet per shkak te gjykimit te shkurtuar. Ne perfundim, Gjykata vendosi te pezulloj denimin me burg ne 4 vjet.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 02/06/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 284 - Kultivim i bimeve narkotike;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në shtëpi;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 07/11/2022

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 284 - Kultivim i bimeve narkotike;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.