Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Luftar
Mbiemri: Reci
Data Ngjarjes: 02/12/2020
Kategoria: Krim i organizuar
Sipas Nenit: Neni 333/a - Grupi I strukturuar kriminale; Neni 334 - Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi kriminal;
Detaje të çështjes: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori ne hetim Lulzim Berishen, Emiljano Shullazin, Plarent Dervishajn, Indrit Taullai, Luftar Recin dhe Viktor Ymerin per dy ngjarje kriminale te regjistruara ne vitin 2005, ku mbeten te vrare Klodian Saliu ne autostraden Durres-Tirane dhe Vajdin Lamajn me lende plasese.
Hetimet e procedimeve të regjistruara për këto dy ngjarje ishin pezulluar për moszbulim të autorëve të veprës penale. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rifilluar hetimet e këtyre procedimeve dhe pas regjistrimit të tyre në regjistrin e procedimeve penale ka vendosur bashkimin e tyre në një procedim të vetëm.
Pas rifillimit të hetimeve, Prokuroria e Posaçme grumbulloi prova të cilat krijonin dyshime të arsyeshme në lidhje me autorët e këtyre dy ngjarjeve të rënda kriminale. Më tej Prokuroria ju drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj 6 të dyshuarve.
Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.115 datë 02.12.2020 ka caktuar masat e sigurimit "arrest në burg" , ndaj shtetasve:
Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taulla dhe Luftar Reci, të dyshuar për veprat penale të të "Vrasjes me paramendim" kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit Kleidi (Klodjan Saliu), "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda" , "Grup i strukturuar kriminal" , të parashikuar nga nenet 78, 28/4, 278, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe të "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" , kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasve Vajdin Lamajt dhe A. Arsi, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal.
Gjithashtu, po me këtë vendim Gjykata ka caktuar masën e sigurimit "arrest në burg" , ndaj shtetasve Emiliano Shullazi dhe Viktor Ymeri (Imeraj), për veprat penale të "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" , kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi.