Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Emiliano

Mbiemri: Shullazi

Data Ngjarjes: 02/12/2020

Kategoria: Krim i organizuar

Sipas Nenit: Neni 333/a - Grupi I strukturuar kriminale; Neni 334 - Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi kriminal;

Detaje të çështjes: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori ne hetim Lulzim Berishen, Emiljano Shullazin, Plarent Dervishajn, Indrit Taullai, Luftar Recin dhe Viktor Ymerin per dy ngjarje kriminale te regjistruara ne vitin 2005, ku mbeten te vrare Klodian Saliu ne autostraden Durres-Tirane dhe Vajdin Lamajn me lende plasese. Hetimet e procedimeve të regjistruara për këto dy ngjarje ishin pezulluar për moszbulim të autorëve të veprës penale. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rifilluar hetimet e këtyre procedimeve dhe pas regjistrimit të tyre në regjistrin e procedimeve penale ka vendosur bashkimin e tyre në një procedim të vetëm. Pas rifillimit të hetimeve, Prokuroria e Posaçme grumbulloi prova të cilat krijonin dyshime të arsyeshme në lidhje me autorët e këtyre dy ngjarjeve të rënda kriminale. Më tej Prokuroria ju drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj 6 të dyshuarve. Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.115 datë 02.12.2020 ka caktuar masat e sigurimit "arrest në burg" , ndaj shtetasve: Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taulla dhe Luftar Reci, të dyshuar për veprat penale të të "Vrasjes me paramendim" kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit Kleidi (Klodjan Saliu), "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda" , "Grup i strukturuar kriminal" , të parashikuar nga nenet 78, 28/4, 278, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe të "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" , kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasve Vajdin Lamajt dhe A. Arsi, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal. Gjithashtu, po me këtë vendim Gjykata ka caktuar masën e sigurimit "arrest në burg" , ndaj shtetasve Emiliano Shullazi dhe Viktor Ymeri (Imeraj), për veprat penale të "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" , kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 27/01/2022

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Në dëshminë e tij Reçi tregoi se si Lul Berisha i kërkoi , në shkurt të 2005-ës, që të gjejë kallëpe tritoli për vrasjen e Vajdin Lamajt, në ashensor në banesën e tij. Bombën siç tregon ai e ka përgatitur bashkë me Indrit Taullain, i cili i ka thënë se bomba duhej për të shpërthyer një makinë. "Kam pasur lidhje shoqërore ne Lul Berishën, Indrit Taulla, Lenti (Plarent Dervishi). Berishën e kam njohur në 1994, ndërsa Plarent Dervishin dhe Indrit Taullain i kam njohur vonë sepse ishte njohje dhe miqësi e ngushtë e Lulzim Berishës. Kujtoj se ka qenë muaji shkurti vitit 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular te numri im celular shtetasi Lulzim Berisha.mLuli më tha më gjej mua nga ato të "nëntat" (që ishin kallëpe tritoli) ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë për arsye se hasmi im mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk lejova shpërthimin sepse nuk doja të vrsija fëmijët. Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje se më kishte treguar vetë dhe kishte mësuar nga unë se J... më kishte përgatitu minat për ngjarjen e Dibrës dhe për këtë arsye më kërkoi një minë për veten e tij. Për të përgatitur minat me telekomandë më ka ndihmuar nipi im që quhet.,.. i cili është vrarë në vitin 2002. Bombën me telekomandë që përgatitem ia dorëzuam Emiljano Shullazit ", ka thene ai. Pas dorëzimit të bombës ndaj Emiljano Shullazit, Reçi shprehet se është informuar nga mediet për vrasjen e Vajdin Lame me shpërthim. Gjykata e Posaçme pranoi ne korrik 2022 te marr te pandehur te hetuarit ne kete dosje, mes te cileve edhe Emiliano Shullazi, i cili akuzohet si organizator i vrasjes se shtetasit Vajdin Lame dhe eshte ndihmuar nga te pandehurit e tjere. Ai po gjykohet me proces te zakonshem bashke me bashkepunetoret e tij.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 22/07/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi:

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 02/12/2020

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë:

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.