Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Lulzim

Mbiemri: Berisha

Data Ngjarjes: 02/12/2020

Kategoria: Krim i organizuar

Sipas Nenit: Neni 333/a - Grupi I strukturuar kriminale; Neni 334 - Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi kriminal;

Detaje të çështjes: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori ne hetim Lulzim Berishen, Emiljano Shullazin, Plarent Dervishajn, Indrit Taullai, Luftar Recin dhe Viktor Ymerin per dy ngjarje kriminale te regjistruara ne vitin 2005, ku mbeten te vrare Klodian Saliu ne autostraden Durres-Tirane dhe Vajdin Lamajn me lende plasese. Hetimet e procedimeve të regjistruara për këto dy ngjarje ishin pezulluar për moszbulim të autorëve të veprës penale. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rifilluar hetimet e këtyre procedimeve dhe pas regjistrimit të tyre në regjistrin e procedimeve penale ka vendosur bashkimin e tyre në një procedim të vetëm. Pas rifillimit të hetimeve, Prokuroria e Posaçme grumbulloi prova të cilat krijonin dyshime të arsyeshme në lidhje me autorët e këtyre dy ngjarjeve të rënda kriminale. Më tej Prokuroria ju drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj 6 të dyshuarve. Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.115 datë 02.12.2020 ka caktuar masat e sigurimit "arrest në burg" , ndaj shtetasve: Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taulla dhe Luftar Reci, të dyshuar për veprat penale të të "Vrasjes me paramendim" kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit Kleidi (Klodjan Saliu), "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda" , "Grup i strukturuar kriminal" , të parashikuar nga nenet 78, 28/4, 278, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe të "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" , kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasve Vajdin Lamajt dhe A. Arsi, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal. Gjithashtu, po me këtë vendim Gjykata ka caktuar masën e sigurimit "arrest në burg" , ndaj shtetasve Emiliano Shullazi dhe Viktor Ymeri (Imeraj), për veprat penale të "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" , kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 27/01/2022

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Ka qene deshmia e nje bashkepunetori te drejtesise qe ka cuar ne zbardhjen e dy ngjarjeve te vitit 2005. Luftar Reci tregoi per SPAK detaje per te dy atentatet qe u sinnkronizuan me prova dhe detaje te tjera te mbledhura gjjate viteve. Ne lidhje me vrasjen e Klodian Saliut, bashkepunetori ka treguar se Berisha i ka kerkuar te vriste Saliun, ne kembin ai do vriste hasmit e tij. "Në fillim të shkurtit kam takuar në Tiranë Lul Berishën. Takimi u realizua ne vendin e quajtur stacioni i trenit ne Tiranë, vend ku unë kisha nje kazino timen. Gjatë takimit Luli më ofroi një marrëveshje sipas së cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Saliu dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim.. Ata më thanë se Klodian Saliu e kishte kundershtuar dhe kishin frike se mos i vriste." Gjykata e Posacme ka leshuar urdher-arresti per Lulzim Berishen, i cili gjate zhvillimit te operacionit nuk u gjet nga Policia dhe ndodhet ne kerkim. Gjykata e Posaçme pranoi ne korrik te 2022 kerkesen e SPAK per ta marr te pandehur Lulzim Berishen, te akuzuar si porosites i vrasjes se Klodian Saliut, i ndihmuar nga te pandehurit e tjere. Ai po gjykohet me proces te zakonshem per shkak te vepres penale qe i ngarkohet, e cila nuk parashikon gjykimin e shkurtuar ne baze te te cilit te pandehurit do te mund te perfitonin ulje te denimit.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 22/07/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi:

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 02/12/2020

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë:

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.