Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Eljo

Mbiemri: Elezi

Data Ngjarjes: 09/10/2021

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 244 - Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike;

Detaje të çështjes: Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK), finalizuan me sukses operacionin policor "Bankomati" , si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: Lutfi Miftari, 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IKMT-së në qarkun e Dibrës. Eljo Elezi, 34 vjeç, banues në Tiranë, adminstrator i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër. Arrestimi i këtyre personave u bë pasi shtetasi Lutfi Miftari, në cilësinë e Drejtorit të IKMT, në Qarkun e Dibrës, ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi Eljo Elezi, adminstratori i kompanisë , shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera. Në cilësinë e provës materiale shtetasit Lutfi Miftari, iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ja kishte dhënë shtetasi Eljo Elezi. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Lutfi Miftari, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

Nuk ka informacion mbi vendimin e prokurorisë.
Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 12/09/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë:

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.