Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Akil

Mbiemri: Berisha

Data Ngjarjes: 10/09/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Detaje të çështjes: Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Akil Berisha, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej 7.4 gram me lëndë narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve, u procedua në gjendje të lirë shtetasi S. ç, 27 vjeç, për veprën penale "Moskallëzim i krimit" i pranishëm në vendin ku u konstatua shtetasi Akil Berisha. Ne dosjen hetimore thuhet se ne date 09.09.2021, rreth ores 18:45 ne rrugen "Myslym Shyri", Tirane, oficeret dhe agjentet e Seksionit per Hetimin e Narkotikeve, kane konstatuar shtetasin Akil Berisha se bashku me shtetasin Silvio Cela, ku shtetasi Akil Berisha eshte takuar me nje person te paidentifikuar dhe me pas ka vazhduar levizjen ne drejtim te rruges "Myslym Shyri". Pas kontrollit te ushtruar ketyre shtetasve, ka rezultuar se shtetasi Akil Berisha, iu konstatuan 6 (gjashte) qese farmaceutike, brenda se ciles ndodhej nje material i thate bimor ne ngjyre jeshile, me aroma dhe karakteristika, si ajo e lende se dyshuar narkotike te llojit cannabis sativa.   Eshte bere peshimi i lendes se dyshuar narkotike cannabis sativa qe ju gjet shtetasit Akil Berisha dhe rezultoi me peshe totale me ambalazh 7.4 (shtate pike kater )grame, e cila eshte derguar per ekspertim kimik prane IPSH. I eshte marre kampioni i urines shtetasit Akil Berisha dhe eshte derguar per ekspertim prane IML-se.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 09/03/2022

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: paraqitje në polic.gjyq;

Historia: Akil Berisha u hetua dhe gjykua ne masen e sigurise detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore. Ai nuk ankimoi vendimin e mases ne Apel. Akil Berisha, ka deklaruar se ka qene duke shkuar per ne shtepi se bashku me shokun e tij shtetasin Silvio Cela dhe ne nje moment kur ka qene ne rrugen "Myslym Shyri" afer karburant "Kastrati", i ka thene shtetasit Silvio Cela, ta prese ne rruge dhe ka shkuar te takoje nje person per te blere lende narkotike. Me pas shtetasi Akil Berisha ka pohuar se lenden narkotike e ka blere tek nje djale i moshes rreth 20 vjec, emrin e te cilit nuk e di, por i ka nje numer celulari dhe se e ka shenuar pa emer. Shtetasi Akil Berisha gjate deklarimit ka identifikuar numrin e celularit 06768xxx qe i perket personit ku ka blere lende narkotike. Gjykata e Tiranes gjeti fajtor per akuzen e prodhinit dhe shitjes se narkotikeve sipas nenot 283/1 dhe e denoi ate me 5 vjet burgim, denim qe per shkak te gjykimit te shkurtuar shkoi ne 3 vjet e 4 muaj. Denimi u pezullua ne sherbim prove per 2 vjet, me detyrimin qe te mos kete kontakte me persona te inkriminuat.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 07/04/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: paraqitje në polic.gjyq;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 07/11/2022

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.