Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Haxhi

Mbiemri: Mykaj

Data Ngjarjes: 07/09/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh;

Detaje të çështjes: Policia ka finalizuar operacionin "Chivas Regal"në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Haxhi Mykaj, 44 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugën "Azem Galica" Paskuqan, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 1 kg e 32 gramë kokainë dhe 39 thika. Sipas dosjes hetimore, rezulton se: Në datë 07.09.2021 rreth orës 14:10, në rrugën “Bulevardi i Ri” është konstatuar i parkuar automjeti tip “Ford” me targë AB725CI, në drejtim të automjetit ishte shtetasi Haxhi Mykaj i cili më pas ka vazhduar lëvizjen në drejtim të rrugës “Azem Galica”. Pasi është ndjekur nga ana policisë, në rrugën “Azem Galica” është bërë ndërhyrja për të ushtruar kontroll ndaj këtij shtetasi dhe i automjetit. Gjatë kontrollit në pjesën e këmbëve në sendiljen e pasagjerit në vendin e parë, është konstatuar një çantë me material letër, ku brënda tij ishte një pako e mbështjellë, qese transparente e cila poshtë qeses kishte mbështjellje me ngjyrë kafe me mbishkrim “Chivas Regal” ku brënda saj kishte material të ngurtësuar në formë drejtkëndore me ngjyrë të bardhë të dyshuar lënde narkotike e llojit kokainë. Gjithashtu në pjesën e bagazhit brënda në një valixhe që ndodhej në të janë gjendur 39 (tridhjetë e nëntë) thika. U bë peshimi i lëndës dyshuar narkotike Kokainë të sekuestruar dhe rezultoi me peshë të përgjithshme me amballazh 1031.8 (një mijë e tridhjetë e një pikë tete) gram.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 08/03/2022

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Per hetuesit Haxhi Mykaj ka mohuar çdo gje duke thene se punon si tregtar në tregun e Durrësit ku tregton artikuj kuzhine dhe artikuj të tjerë. Ai deklaron se ditën që u kap nga policia ka qenë në tregun e Medresesë në Tiranë, ku ka marrë furnizim disa produkte për t’i shitur në tregun e Durrësit dhe rrugës duke shkuar për në Durrës e ka ndaluar policia dhe i ka gjetur thikat të cilat sapo i kishte blerë te tregu i medresesë me qëllim për t’i shitur vetë, pasi sipas deklarimit të tij ato tregtohen kudo. Përsa i përket lëndës narkotike të llojit kokainë të gjetur në automjetin e tij shtetasi Haxhi Mykaj ka deklaruar se atë ditë mori furnizim produkte kuzhine e të tjera në disa njësi tregtare dhe qesen brenda së cilës kishte lënde narkotike e ka marrë në njërën nga këto njesi tregtare në zonën e Medresesë, pa e ditur se çfarë ka brenda dhe vetëm në polici e mori vesh se brenda saj kishte lënde narkotike. Ai u hetua dhe gjykua ne mase sigurimi arrest ne burg. Gjykata e Tiranes e gjeti fajtor Haxhi Mykajn per akuzen e shperndarjes se lendeve narkotike dhe mbajtjes se armeve te ftohta dhe e denoi me 7 vjet e 6 muaj burgim. Denimi per shkak te gjykimit te shkurtuar shkoi ne 5 vjet burgim.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 20/04/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 07/11/2022

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.