Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë
Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim
Data e Vendimit te Prokurorise: 18/03/2022
Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;
Historia: Prokurori kerkoi lenien ne fuqi te shkalles se pare, por gjykata e ndryshoi dhe urdheroi qendrimin ne shtepi te 43 vjecarit. Albert Duka pretendoi se ka bashkeshorten ne gjendje te rende shendetesore, se ai ka probleme me shikimin dhe mjeku e ka keshilluar qe te beje nje operacion qe te mos humbase shikimin. Personat nen hetim jane ne gjendje te rende ekonomike- deklaroi avokatja Melina Gjeta. Ata nuk kane patur dijeni se bima per te cilen po kujdeseshin ishte bime narkotike shtoi me tej mbrojtja. dy te dyshuarit Jashar DUka dhe Albert Duka u urdheruar nga gjykata e apelit qe te qendrojne ne fshatin e tyre ne Skrep nen arrest shtepiak.
Masa e arrestit shtepiak vijoi vetem per Jashar Duken deri ne momentin e denimit. Jashar Duka ka deklaruar se e ka kryer veprën për shkaqe ekonomike, pasi ka të sëmurë bashkëshorten e tij, e cila vuan nga zemra dhe ka bërë operacion në sy. Ai ka deklaruar se ndihet i penduar për veprimet që ka kryer. Jashar Duka u gjet fajtor nga Gjykata per akuzen e kultivimit te lendeve natkotike dhe u denua fillimisht me 5 vjet burgim. Denim qe per shkak te gjykimit te shkurtuar shkoi ne 3 vjet e 4 muaj dhe u pezullua me 4 vjet sherbim prove, me kusht qe te mos kete kontakte me persona te inkriminuar.