Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Kujtim

Mbiemri: Budini

Data Ngjarjes: 25/12/2020

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasit Kujtim Budini dhe Florian Shkembi, per akuzen e prodhimit dhe shitjes se narkotikeve . Ata u arrestuan ne rrugen "Serfain Fanku", poshte banesave sociale Shkoze. Ne datën 25.12.2020 rreth orës 12.00 sherbimet policore prane Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane, gjate ushtrimit te detyres se patrullimit ne vendin e quajtur Rruga "Serafin Fanku" sipas informacioneve te siguruara ne rruge operative se i pandehuri Kujtim Budini merret me tregim te lendeve narkotike, kane konstatuar kete shtetas ne rrugën mësipërme brenda nje lokali. Pikërisht, gjate mbajtjes ne kontroll prej sherbimve policore te veprimeve te te pandehurit, eshte vene re se ky shtetas dilte nga lokali ne menyre te shpeshte dhe pasi takonte persona te rrinj ne moshe, afrohej prane nje pallati me tulla silikat ku pasi merrte diçka i shkëmbente me personat e mësipërm te cilet largoheshin ndersa i pandehuri rifutej ne lokal. Ne rrethanat e mësipërme, nga ana e forcave policore eshte nderhyre, ku pasi eshte ndaluar i pandehuri ai eshte shoqëruar tek pallati aty prane, ku tek muri i tij ku i pandehuri merrte dicka qe u a jepte personave te tjerë, eshte gjetur dhe sekuestruar nje sasi  lende e dyshuar si  narkotike e llojit cannabis sattiva e ndare neper 31 (tridhjetenjë) qese farmaceutike. Pas peshimit te lendes narkotike te sekuestruar ajo rezulton ne peshën totale 67.2 gram me ambalazh (46.7 gram pa ambalazh). 

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 15/06/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Gjate hetimeve Kujtim Budini ka mohuar vepren penale, nderkohe nga verifikimet ka rezultuar se eshte person me precedent penal. Gjykata e Shkalles se pare e denoi shtetasin Kujtim Budini me 5 vite e 6 muaj burg, denim qe me gjykim te shkurtuar shkoi ne 3 vite burg. Kujtim Budini ankimoi vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare qe e e denoi ate me burg, duke kerkuar pafajesi, pasi argumenton se arrestimi i tij nuk eshte bere ne flagrance duke shitur lende narkotike, por nga perceptimi ne distance i oficereve te policise qe e kishin ne vezhgim. Megjithe pertendimet e Budinit, treshja gjykuese ne Apel la ne fuqi vendimin qe e shpalli ate te fajshem dhe denoi me 3 vjet burgim.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 15/06/2021

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi:

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 26/12/2020

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë:

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare

Neni:

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 13/01/2021

Vendimi i gjykatës së apelit: lë në fuqi vendimin e Gjyk.Shk.I

Data e vendimit së gjykates së apelit 28/06/2022

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.