Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Qytetar Amarildo

Mbiemri: Haruni

Data Ngjarjes: 16/07/2021

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 244 - Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike;

Detaje të çështjes: Në datë 16.07.2021, rreth orës 14.00, në Bulevardin "Zhan D'Ark" përballë maternitetit "Koço Glozheni" nga ana e punonjësve të policisë rrugore është konstatuar se, shtetasi Amarildo Haruni teksa drejtonte mjetin e tij tip autoveturë të markës "Wolswagen Caddy" , me ngjyrë të kuqe, po përdorte edhe aparatin celular. Për këtë arsye, nga ana e punonjësve të policisë është bërë ndalimi i mjetit dhe i është kërkuar drejtuesit të tij që të paraqiste dokumentacionin përkatës. Pasi ka rezultuar se drejtuesi i mjetit Amarildo Haruni ishte i pajisur me leje drejtimi, si dhe dokumentacioni i mjetit ishte i rregullt, nga ana e punonjësve të policisë rrugore është bërë këshillimi i drejtuesit të mjetit për shkeljen e konstatuar dhe është ftuar që të largohet. Më pas, punonjësit e policisë rrugore kanë vijuar me kontrollin e mjeteve të tjera. Në këtë moment, personi nën hetim ka shkuar në drejtim të punonjësit të policisë rrugore A.T. duke i thënë "merri, shifi dhe njëherë dokumentat" . Punonjësi i policisë i është përgjigjur duke i thënë që duhej të largohej, pasi e kishte mbaruar kontrollin. Personi nën hetim ka insistuar që punonjësi i policisë rrugore të kontrollonte edhe njëherë dokumentacionin e mjetit. Pasi ka marrë në dorë dokumentacionin e mjetit punonjësi i policisë rrugore ka konstatuar se, brenda këtyre dokumenteve ndodhej një kartëmonedhë e prerjes 2000 lekë të reja, me nr. serie "YQ191055" . Punonjësi i policisë rrugore Alket Terpollari e ka pyetur shtetasin Amarildo Harunin se përse ai kishte vendosur këtë kartëmonedhë brenda dokumentacionit të mjetit. I ndaluari i është përgjigjur "merreni, pini ndonjë redbull, se është vapë" . Në këto kushte, nga ana e punonjësve të policisë është kryer arrestimi I tij në flagrancë

Nuk ka informacion mbi vendimin e prokurorisë.
Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në shtëpi;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 19/07/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: i pafajshem

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare i pafajshem

Neni:

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti ne shtepi;

Data e masës së gjykates së apelit: 04/08/2021

Vendimi i gjykatës së apelit:

Data e vendimit së gjykates së apelit 00/00/0000

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.