Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Hysen

Mbiemri: Mezini

Data Ngjarjes: 03/09/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 284 - Kultivim i bimeve narkotike;

Detaje të çështjes: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë, arrestuan shtetasit Elton Mezini, 32 vjeç dhe Hysen Mezini, (babë e bir) pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tokën e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Bledar Kubati 33 vjeç, me detyrë inspektori i pyjeve dhe Arben Gordi 51 vjeç, ( kryeplaku i fshatit) të dy për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës". Nga kqyrja ka rezultuar se parcela kishte nje siperfaqe prej 50 x 6 metra, e punuar dhe e mbjelle me 96 (nentedhjete e gjashte) bime te dyshuara per prodhimin e lendes narkotike te llojit cannabis sativa, ne nje largesi prej nje meter deri ne nje meter e gjysem nga njera-tjetra, ne nje lartesi maksimale prej nje meter e shtatedhjete centimetra, ku ne fund te cdo bime siperfaqja ishte e punuar ne forme rrethore me qellim ujitjen dhe mirembajtjen e tyre. Nga kqyrja ka rezultuar se ne pjesen e siperme te parceles eshte konstatuar nje tub plastik per kalimin e ujit, e cila kalon ne te gjithe gjatesine e parceles dhe perfundon ne banesen e shtetasit Hysen Mezini. Nga materiali hetimor ka rezultuar se pas konstatimit te mesiperm, sherbimet e policise kane realizuar asgjesimin e sasise prej 94 (nentedhjete e kater) rrenje te bimeve te sipercituara, ndersa 2 (dy) rrenje bime te sipercituara jane sekuestruar me qellim kryerjen e ekspertimit kimik per evidentimin e faktit nese keto bime perdoren per prodhimin e lendes narkotike te llojit cannabis sativa, ku akti i ekspertimit nuk eshte vendosur akoma ne dispozicion te organit procedues.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 14/06/2022

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti ne shtepi;

Historia: Hysen Mezini ka deklaruar perballe hetuesve se ai nuk ka dijeni per lenden narkotike, ndersa ka shtuar se bashkeshortja disa kohe me pare i ka kerkuar te shtronte nje tub per ujitje, por nuk e dinte pse. Nga pergjimi ambiental i kryer nga Policia, ka rezultuar se kjo eshte nje alibi e krijuar nga famjlja Mezini qe burrat e familjes te mos akuzoheshin. PER MEZININ u urdherua qe nga shkalla epare lirmi i tij i menjehershem dhe te mos largohet nga banesa e tij ne Gjeq Koder, njesia Preze. Ne perfundim, Gjykata e Tiranes gjeti fajtor Hysen Mezinin per kultivimin e lendes narkotike dhe e denki are me 5 vjet burgim, denim qe per shkak te gjykimit te shkurtuar, shkoi ne 3 vjet e 4 muaj burg dhe me pas u pezullua ne 2 vjet sherbim prove.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 20/09/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 284 - Kultivim i bimeve narkotike;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në shtëpi;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 07/11/2022

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 284 - Kultivim i bimeve narkotike;

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti ne shtepi;

Data e masës së gjykates së apelit: 21/09/2021

Vendimi i gjykatës së apelit:

Data e vendimit së gjykates së apelit 00/00/0000

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.