Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Toni

Mbiemri: Shquti

Data Ngjarjes: 03/09/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Detaje të çështjes: Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Toni Shquti, 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në çantën e krahut dhe në banesën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shpërndarje, dhe një mjet prerës (thikë). Sipas dosjes hetimore rezulton se: Me datë 02.09.2021, rreth orës 14.00, nga ana e punonjësve të policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, duke patrulluar në rrugen “Vangjush Furxhi”, Tiranë, ata kanë konstatuar katër shtetas të cilët dyshoheshin se mbanin me vete lëndë narkotike. Nga ana e policisë janë ndaluar shtetasit Toni Shquti, Forcim Lita, K.F. dhe G.Sh., të cilëve u është ushtruar kontroll fizik. Pas kontrollit fizik të këtyre përsonave, shtetasit Toni Shquti në çanten të cilen e mbante në dorë, ju gjetën katër doza me material bimor të dyshuar si lëndë narkotike si dhe një thikë. Shtetasit Forcim Lita gjatë kontrollit fizik iu gjet një cigare e mbushur me material bimor e dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa. Në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Toni Shquti ku gjatë kontrollit në banesë, në dhomën e ndenjes është gjetur një qese plasmasi me mbishkrimin KMY, brenda të cilës ndodhej një tjetër qese ku kishte 70 doza me sasi materiali bimor i dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 20/12/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Toni Shquti i tha hetuesve se është përdorues i rregullt i lëndës narkotike prej njëzet vjetësh dhe lënda narkotike e sekuestruar nga policia është e tija, të cilen e ka patur për përdorim vetjak. Ai u hetua dhe gjykua ne masen e sigurise "Arrest ne burg". Gjykata e Tiranes gjeti fajtor Toni Shqutin per akuzen e shperndarjes se lendeve narkotike dhe e denoi ate me 5 vjet e 6 muaj burgim. Per shkak te gjykimit te shkurtuar, denimi shkoi ne 3 vjet e 8 muaj. Gjykata e Apelit la ne fuqi denimin e tij.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 23/02/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 07/11/2022

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.