Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: E.
Mbiemri: Gj,
Data Ngjarjes: 01/09/2021
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh;
Detaje të çështjes: Policia arrestoi në flagrancë shtetasit :
E. Gj., 17 vjeç, Donald Senka, 17 vjeç dhe E. H., 21 vjeç.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 21 vjeç dhe L. K., 20 vjeç.
Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ishin siguruar informacione në rrugë operative se shtetasit S. Gj. dhe L. K., të dyshuar si organizatorët e kësaj veprimtarie të kundërligjshme, siguronin lëndën narkotike kanabis në sasi 5-10 kg, të cilën e ndanin në doza dhe më pas ua jepnin shtetasve Donald Senka dhe E. Gj., të cilët ishin të punësuar për shitjen e lëndës narkotike në përdorues të ndryshëm në zonën e Pazarit të Ri, Medresesë dhe në rrugën "Frataj" .
Në bazë të këtyre informacioneve është organizuar puna dhe në rrugën "Frataj" është kapur në kushtet e flagrancës shtetasi Donald Senka, duke shitur lëndë narkotike kanabis në doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës, së bashku me një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim S. Gj., u kap në kushtet e flagrancës shtetasi E. H. duke tentuar të heqë nga banesa, sendet e kundërligjshme që gjendeshin aty, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shtetasi E. H., në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" .