Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Valmir
Mbiemri: Luto
Data Ngjarjes: 27/08/2021
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh;
Detaje të çështjes: Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Valmir Luto, 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, sasi të cilën dyshohej se e shiste në zonën e ish-Parkut dhe Laprakës. Sipas dosjes hetimore, në datë 25.08.2021, rreth orës 23.00, punonjësit e policisë të DVP Tiranë në shërbim në rrugën "Ndre Mjeda", në zonën e ish-parkut të autobuzave, pranë vendit të quajtur Zogu i Zi, Laprakë, kanë konstatuar të arrestuarin Valmir Luto, në drejtim të automjetit me targa AB 319xxx dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Pas ndalimit të automjetit dhe kontrollit të Valmir Lutos, i janë gjetur 5 (pesë) qese transparente të mbushura me një sasi pluhuri të bardhë për nga karakteristikat si lëndë narkotike e kokainës. Këto qese i arrestuari i kishte fshehur në gojë. Lënda e gjetur si më sipër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe pas peshimit rezultoi me peshë 2 gram me gjithë ambalazh. Lënda u fut në qesen e provave materiale me numër unik dhe lidhur me të u mor vendimi për kryerjen e ekspertimit kimik.