Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Gevi
Mbiemri: Spahia
Data Ngjarjes: 20/08/2021
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh;
Detaje të çështjes: Në datën 20.08.2021 rreth orës 19:30 në zonën e quajtur "Ish-Parku i autobusave" , në territorin e Njësisë Bashkiake nr. 7 të qytetit të Tiranës, u konkludua dhe u bë ndërhyrja për ekzekutimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- Real L.uli, 27 vjeç, me detyrë punonjës policie në repartin special "RENEA" ;
- Jurgen Luli, 30 vjeç;
- Gevi Spahia, 27 vjeç, i dënuar më parë për tentativë vrasje.
Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë dy shtetasit:
- G.H., 26 vjeç;
- E.S., 26 vjeç, arrestuar më parë për veprën penale à ¢ €š ¬Ã‹Å“'Prodhim dhe shitje e narkotikeve''.
Nga kontrolli i realizuar në ambiente dhe banesat që dispononin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale sende dhe objekte të kundraligjshme si më poshtë:
- 434 gr kokainë;
- 576 gr kanabis, e ambalazhuar;
- 100.6 gr lëndë narkotike e llojit "Ekstazy" e ambalazhuar;
- 18.2 gr fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike;
- 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike;
- Vlera monetare 11,890 euro;
- 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK;
- Një krehër metalik brenda së cilës ndodheshin 20 fishekë Mod 56;
- 219 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme;
- 1 automjet tip Benz;
- 7 aparate celularë;
- Një pajisje me mbishkrimin "GRANADE FLASH-BANG BRZ-M93 P1 TM-1403" , së bashku me mekanizmin e saj metalik tip mashe;
- 2 motoçikleta (pa targa).