Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Selim
Mbiemri: Cekaj
Data Ngjarjes: 01/04/2021
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 283/a - Trafikim narkotikesh;
Detaje të çështjes: Policia e Shtetit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "MERSIN" .
Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin Selim çekaj, të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi Selim çekaj, banues në Sauk, Tirane.