Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Liridon

Mbiemri: Bicuku

Data Ngjarjes: 11/08/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh;

Detaje të çështjes: Policia e Tiranes arrestoi shtetasin Liridon Bicuku, 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit në vendin ku u konstatua dhe të banesës së tij, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis. Nga dosja hetimore, rezultoi se: Më datë 10.08.2021 rreth orës 21:50 në vendin e quajtur rruga “Muzakët”, specialistët e Seksionit Kundër Narkorikëve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi Liridon Bicuku merrej me shpërndarje lëndësh narkotike, janë vendosur me shërbim në këtë rrugë. Rreth orës 22:00, ata kanë konstatuar të ulur në një karrige jashtë ambienteve të një bilardoje shtetasin në fjalë, i cili herë pas here lëvizte, shkonte te një mur aty afër, merrte diçka dhe kthehej sërish te vendi ku rrinte ulur. Në një moment pranë tij është afruar një person i cili ka biseduar me shtetasin Liridon Bicuku dhe pas kësaj ky i fundit është ngritur, ka shkuar sërish te muri, ka marrë diçka dhe është kthyer dhe ia ka dhënë këtë gjë personit që erdhi ta takonte. Personi që mori sendin nga Liridoni është larguar me shpejtësi duke mos arritur të identifikohet dhe të kapet në kohë nga oficerët e policisë gjyqësore. Në këtë moment punonjësit e policisë kanë ndërhyrë duke bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Liridon Bicuku dhe bashkë me të kanë shkuar te muri ku ai shkonte shpesh dhe gjatë kontrollit kanë gjetur 9 qese farmaceutike brenda të cilave kishte material bimor të dyshuar si lëndë narkotike e llojit cannabis sativa. Më pas është ushtruar kontroll në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, ku është gjetur një cigare e dredhur në mënyrë artizanale më përmbajtje arome si ajo e cannabis sativas si dhe në një dollap përballë krevatit është gjetur një qese farmaceutike me lëndë të dyshuar si cannabis sativa si dhe disa qese farmaceutike bosh me shirit të kuq, të njëjtat si ato ku u gjet lënda narkotike në afërsi të bilardos. Nga peshimi i gjithë lëndës narkotike rezultoi me peshë të përgjithshme 10.2 gramë. U bë peshimi i cigares së sekuestruar dhe i qeses me lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sattiva dhe rezultuan me peshë 6.0 gramë.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 18/11/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Liridon Bicuku i tha hetuesve se e pranonte vepren penale dhe se ishte i penduar. Ai u hetua dhe gjykua ne masen e sigurise "Arrest ne shtepi". Gjykata e Tiranes gjeti fajtor dhe denoi me 5 vjet burgim per akuzen e shperndarjes se lendeve narkotike Liridon Bicukun. Per shkak te gjykimit te shkurtuar denimi shkoi ne 3 vjet e 4 muaj. Gjykata vendosi perfundimisht pezullimin e denimit me burg ne 5 vjet sherbim prove.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 17/02/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 07/11/2022

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.