Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Martin(Geri)

Mbiemri: Mema( Cano)

Data Ngjarjes: 11/08/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Detaje të çështjes: Policia e Tiranes arrestoi shtetasin Martin (Geri) Memaj (Cano), pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë dhe një kartëmonedhë e dyshuar e falsifikuar. Sipas dosjes hetimore rezulton se: më datë 09.08.2021 rreth orës 21:15 shërbimet e policisë janë vendosur në rrugën "Siri Kodra" Tiranë, për verifikimin e një informacioni se, shtetasi Martin Mema merrej shitje lënde narkotike. Në rrugë është konstatuar automjeti me targë AB207AP me drejtues mjeti shtetasin Martin Mema. Shërbimet e policise i jane afruar automjetit dhe i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të automjetit, pasi i janë prezantuar si punonjës policie. Ata i kanë kërkuar shtetasit Martin Mema të dalë jashtë automjetit. Pasi ka dalë nga makina, nga punonjësit e policisë është ushtruar kontroll fizik ndaj shtetasit Martin Mema dhe është konstatuar se brenda gojës mbante një qese transparente të mbyllur me djegie nga njëra anë, brenda së cilës kishte material pluhur të bardhë e dyshuar lënde narkotike kokainë, të cilen e ka nxjerrë më pas nga goja.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 17/01/2022

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Operacioni ndodhi ne rrugen Siri Kodra , pas informacioneve se i riu shiste lende narkotike. Mbasi i riu ka dale nga automjei ndaj tij eshte ushtruar kontroill fizik ku dhe eshte konstatuar se brenda gojes mbante nje qese transparene , te mbyllur me djegie e cila kishte pluhur te bardhe sikokaine. ne banese u gjeten kavanoze me kanabis sativa , pluhur i bardhe kokaine qe rezuktoi me peshe 0.8 grame dhe hashashi 2.4 grame. Gjykata vlereson se egziston rreziku i ikjes dhe i vertetesise se provave per nje hetim te plote. i riu deklaron se lenda eshte e tij mbasi eshte perdorues de e ka per perdorim vetjak. Gjykata e Tiranes denoi me 5 vjet burgim shtetasin Martin Mema dhe per shkak te gjykimit te shkurtuar denimi shkoi ne 3 vjet e 4 muaj burg. Gjykata gjithashtu vendosi te konvertoj denimin me burg me 3 vjet sherbim prove.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 17/02/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 07/11/2022

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 24/08/2021

Vendimi i gjykatës së apelit:

Data e vendimit së gjykates së apelit 00/00/0000

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.