Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Qytetar Heros

Mbiemri: Shakaj

Data Ngjarjes: 09/08/2021

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 244 - Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike;

Detaje të çështjes: Policia ka arrestuar shtetasin Heros Shakaj, 30 vjeç, per vepren penale "Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike ". Heros Shakaj , duke drejtuar tip "Porche" , në rrugën "Ded Gjo Luli" , iu ka ofruar 5000 leke punonjësve të Policisë Rrugore, për shmangien e bërjes së testit të alkoolit. Ne dosjen hetimore thuhet se pasi i kanë treguar drejtuesit të automjetit arsyet e ndalimit pra për verifikimin përkatës dhe konkretisht matjet e alkoolit nga ana e drejtuesit te mjetit dhe konkretisht shtetasit Heros Shakaj nga ana e këtij të fundit është thënë se si mund të rregullohej kjo situatë që të mos i bënin matjet për alkoolin e konsumuar, ku nga ana e shërbimeve të policisë i është thënë se veprimi pra matja e alkoolit do të kryhej patjetër, dhe të mos kryente asnjë veprim pasi sipas tyre po kryente veprime të cuditshme. Pavarsisht këtyre fjalëve të thëna, drejtuesi i automjetit ka nxjerrë një kartëmonedhë 5.000 (pesemijë) lekëshe duke ja dhënë në dorë punonjësit.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 05/01/2022

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori:

Historia: Heros Shakaj ka pranuar para hetuesve faktin e ofrimit dhe dhënies së kartëmonedhës 5.000 lekëshe, nga ana e tij, ku sipas tij, ja ka dhënë pwr të blerë dicka, për tu freskuar pasi ishte dhe vapë dhe po shkonte tek nëna e tij, duke deklaruar se nuk kishte dijeni se ofrimi i parave të ishte veprim i dënueshem dhe deklaron se ndjehej i penduar. Shakaj eshte hetuar ne gjendje dhe gjykuar me pas ne procedure te shkurtuar. Ai u denua fillimisht me 6 muaj burg per akuzen e korrupsionit nga Gjykata e Tiranes, e cila per shkak te gjykimit te shkurtuar shkoi ne 4 muaj. Me pas Gjykata pezullpo denimi ne pune ne interes publik.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 26/01/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 244 - Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike ;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e shkallës së parë.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.