Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë
Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim
Data e Vendimit te Prokurorise: 07/12/2021
Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori:
Historia: Per shkak te ndryshimeve ligjore te bera ne muajin mars per uljen e marzhit te denimit dhe dekriminalizimin e vepres penale 244, qe parashikon se per raste te korrupsionit nen 50 mije leke marzhi i denimit eshte nga 6 muaj deri ne 1 vit, duke cuar me zbutje te masave te sigurise, ose ne disa raste lirimin e tyre ne komisariat.
Saimir Lloshi u hetua ne gjendje te lire.
Saimir Lloshi ka deklaruar se ai ka qenë duke drejtuar mjetin me targa AA023KY dhe ka qenë duke nxituar pasi duhet të shkonte të bënte dozën e dytë të vaksinës dhe ishte afati i fundit. Ai ka deklaruar se punonjësi i policisë e ndaloi sepse ai u fut pa dashje me semafor të kuq dhe për këtë i ka kërkuar dokumentat e mjetit, ku brenda tyre ka futur dy kartmonedha 500 lekëshe që ai të pinte diçka, por ai deklaron se nuk kishte dijeni se veprimi i kryer nga ana e tij përbënte vepër penale. Ai ka pohuar kryerjen e veprës penale dhe ka deklaruar se ishte shumë i penduar për çfarë kishte ndodhur.
Lloshi i kerkoi gjykates denimin me pune ne interes publik.
Gjykata e Tiranes gjeti fajtor Saimir Lloshin per akuzen e korrupsionit dhe e denoi ate me 6 muaj burgim, denim qe per shkak gjykimit te shkurtuar shkoi ne 4 muaj,
Gjithashtu gjykata vendosi qe denimi me burg te shlyhet ne 8 muaj sherbim prove.