Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Ministre Kulture

Mbiemri: Elva Margariti

Data Ngjarjes: 30/07/2021

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 248 - Shperdorim detyre ; Neni 259 - Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike;

Detaje të çështjes: Aleanca per Teatrin ka kallezuar ne SPAK, Elva Margariti me funksion Ministre e Kulturës per vepren penale për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" , parashikuar nga Neni 248 - Shperdorim detyre i Kodit Penal, "Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, "Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës" , parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal, dhe "Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës" , parashikuar nga neni 320 gërma "a" e Kodit Penal, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal; - Katër punonjësit e policisë Illyrian Guard sh.a (të paidentifikuar prej nesh), të cilët ishin në shërbim më datë 28.07.2021 ora 10.00 per vepren penale të "Shpërdorimi i detyrës" , parashikuar nga Neni 248 - Shperdorim detyre i Kodit Penal.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Mosfillim

Data e Vendimit te Prokurorise: 07/09/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori:

Historia: Ne kallezimin e Aleances per Teatrin konstatohet se më 28 korrik, përfaqësuesit e Aleancës kërkuan një takim me ministren e Kulturës, por ato nuk u lejuan, duke pasur edhe tensione mes palëve. Aleanca kërkonte që Ministria të nisë procedurat për kthimin e pronësisë së truallit të teatrit nga bashkia te ministria. Përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin akuzojnë se nuk janë lejuar që të futen në ambientet e ministrisë së Kulturës për të bërë depozitimin e kërkesës dhe se asnjë punonjës nuk doli që t'i priste. SPAK ka vendosur te mosfilloje hetimet per kete kallezim, teksa AMT ka derguar ceshtjen ne Gjykaten e Apelit dhe se fundmi edhe ne Gjykaten e Larte.

Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e shkallës së parë.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.