Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Kryetari i Bashkise Tirane

Mbiemri: Erion Veliaj

Data Ngjarjes: 05/01/2021

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 248 - Shperdorim detyre ; Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike; Neni 259 - Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike; Neni 260 - Korrupsion pasiv i fuksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore;

Detaje të çështjes: Aleanca per Teatrin ka kallezuar ne SPAK Erion Veliaj me funksion Kryetar i Bashkisë Tiranë; -Arbjan Mazniku me funksion të Nën Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe cilesinë e Anëtarit të Këshillit të Administrimit të sh.a "Tirana DC" ; -Toni Gogu me funksion të Kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë; -Redi Mola me cilesinë e Administratorit, Anëtarit të Këshillit të Administrimit dhe Ekspertit Kontabel të shoqërisë Tirana DC" sh.a; -Laura Deliu me cilesinë e Anëtarit të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Administrimit të shoqërisë Tirana DC" sh.a -Të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak që kanë votuar krijimin e shoqërisë "Tirana DC" sh.a , per veprat penale të "Shpërdorimi i detyrës" , parashikuar nga Neni 248 - Shperdorim detyre i Kodit Penal, "Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike" , parashikuar nga Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike i Kodit Penal, "Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 259 i K.Penal, "Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore" , parashikuar nga Neni 260 - Korrupsion pasiv i fuksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore i Kodit Penal, "Pastrimi i produkteve të veprës penale" , parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në bashkepunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal. Sipas Aleances per Teatrin , kallëzimi ka të bëjë me një veprim antiligjor, iniciuar nga Kryetari i Bashkisë Veliaj dhe i gjithë këshilli bashkiak, ku kanë vendosur krijimin e një shoqërie aksionare, kryesisht me objekt aktivitetet e saj në fushën e ndërtimit, projektimit, zbatimit të projekteve të ndryshme. Sipas kallezimit te Aleances, së pari nuk mund të krijosh një shoqëri aksionare, për shërbime të cilat nuk janë shërbime monopol.

Nuk ka informacion mbi vendimin e prokurorisë.
Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e shkallës së parë.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.