Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Kryeministri i Shqiperise

Mbiemri: Edi Rama

Data Ngjarjes: 25/02/2021

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 244 - Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike; Neni 245 - Korrupsion aktiv i funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore; Neni 245/1 - Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike; Neni 248 - Shperdorim detyre ; Neni 259 - Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike;

Detaje të çështjes: Aleanca per mbrojtjen e teatrit ka kallezuar ne Spak , Edi Rama (Kryeminister i Shqiperise) , Erion Veliaj ( kryetari i Bashkise Tirane), Gjergj Bojaxhi. (drejtor ekzekutiv i shoqates Impetus) , Dorian Matlia (avokat), Irena Dule(avokate), per veprat penale kryerjen të "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" , parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal, "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë htetërorë ose të zgjedhurve vendorë" , parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga Neni 245/1 - Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike, "Shpërdorimi i detyrës" , parashikuar nga Neni 248 - Shperdorim detyre i Kodit Penal, "Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, "Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore" , parashikuar nga Neni 260 - Korrupsion pasiv i fuksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore i Kodit Penal, "Pastrimi i produkteve të veprës penale" , parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në bashkepunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal. Ne padine e dorezuar nga Aleanca e Mbrojtjes se Teatrit evidentohen veprime aktive të avokatëve të kallëzuar, të cilët sipas dyshimeve të arsyeshme te Aleances se Mbrojtjes se Teatrit, nën ndikimin e paligjshëm të Kryeministrit dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë, në këmbim të favoreve apo interesave të paligjshme kanë ngritur nje padi korruptive, me qëllim legjitimin e veprimeve apo mosveprimeve që lidhen direkt me prishjen e Teatrit Kombëtar më datë 17 maj 2020 si dhe hapjen e rrugës për fillimin e punimeve për ndërtimine Teatrit të Rii

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Mosfillim

Data e Vendimit te Prokurorise: 02/03/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori:

Historia: Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit ka kallezuar ne SPAK avokatet dhe kreun e shoqates me pretendimin se padia qe ata kane bere ne Gjykaten Administrative eshte padi korruptive dhe e ndikuar nga zyrtaret per te demtuar procesin qe po zhvillohej per Teatrin ne Gjykate Kushtetuese. SPAK vendosi te mosfilloj hetimet per kete kallezim, teksa ceshtja eshte derguar nga AMT ne Gjykaten e Larte.

Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e shkallës së parë.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.