Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Qerim

Mbiemri: Tresa

Data Ngjarjes: 30/07/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 284 - Kultivim i bimeve narkotike;

Detaje të çështjes: Policia , bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Dorëz", në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Mondi Vervali , 28 vjeç, Zyber Tusha , 42 vjeç dhe Qerim Tresa, 58 vjeç. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Altin Plaku, 35 vjeç dhe Klajdi Tresa, 24 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe të pyllëzuar, në vendin e quajtur "Dorëz", Pezë e Madhe. Gjatë kontrolleve në banesat e 3 shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme. Më datën 28.06.2021 dhe 29.06.2021 nga punonjesit e policies se Komisariatit Nr.6 është marre informacion se ne fshatin Dorz, jane pare persona duke levizuar ne oret e para te mengjesit dhe dyshohet se keta persona merren me kultivimin e lendeve narkotike te llojit cannabis sativa ku shtetasi Klajdi Tresa është nje nga te dyshuarit. Per kete fakt me date 30.06.2021 ne zbatim te planit te masave kunder kultivimit te lendeve narkotike grupi kontrollit ka shkuar ne fshatin Dorz me qellim verifikimin e informacioneve te mara ne rruge operative. Se bashku me grupin e punes kemi kaluar ne adresen e dhene nga burimi ku është konstatuar se ne ane te rruges lidhese te fshatit ne mes te pyllit siperfaqe e shpyllezuar nga ana e majte ne drejtim me fshatin Dorz është gjetur nje Parcele me bime e dyshuar si ajo e lendes narkotike e llojt canabis sativa (1.114 bime). Me pas me vendim gjykate u vune ne pergjim Klajdi Tresa dhe lidhjet e tij. Në datën 29.07.2021, rreth orës 0310, janë kapur në flagrancë në mes të arës ku janë kultivuar bimēt narkotike shtetasit Mondi Vervali dhe Zyber Tusha të cilët ishin duke vaditur bimët. Po kështu, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Qerim Tresa për shkak se në telefonin e tij janë gjetur komunikime të vazhdueshme nga të cilet rezulton se ai ka qenë i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në bashkpunim me shtetasit e mësipërm. Nga procesverbalet e transkriptimeve të bisedave telefonike të përgjuara rezulton se bashkëpunëtorë në kultivimin e bimëve narkotike janë edhe shtetasit Klajdi Tresa dhe Altin Plaku. Rezulton se këta shtetas kanë komunikime relativisht të konsiderueshme për sigurimin e paisjeve të nevojshme për procesin e kultivimit të bimëve narkotike (automjete, zorrë uji, etj). Nga hetimet paraprake, ka rezultuar gjithashtu se, në telefonin e shtetasit Mondi Vervali janë gjetur pamje filmike të tokës ku kultivoheshin bimet narkotike (1.114 bime) dhe të shtetasve Zyber Tusha, Altin Plaku dhe Klajdi Tresa. Po kështu, ka rezultuar se në banesën e shtetasit Qerim Tresa është gjetur edhe një arme gjahu tip Cifte.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 10/03/2022

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Sipas prokurorise keta shtetas kujdeseshin per bimet narkotike dhe kishin organizur kultivimin e tyre ne zona ku nuk futesh lehte per kontroll ne menyre qe te mos konstatoheshin. Gjykata vleresoi rrezikshmerine dhe perhapjen e vepres penale, por edhe faktin se ne banesen e Qerim Treses u gjet edhe nje arme zjarri , duke pranuar kerkesen e prokurorise per te caktuar masen e sigurise "Arrest ne burg". Tresa ankimoi vendimin per masen e sigurise duke kerkuar "Arrest ne shtepi" ose "Detyrim per tu paraqitur", por kerkesa nuk u pranua nga Gjykata e Apelit. Ai kerkoi pafajesi gjate gjykimit ne themel nepermjet nje avokati te caktuar kryesisht. Gjykata ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor e gjeti fajtor Qerim Tresen per akuzen e kultivimit te kanabisit ne bashkepunim, por edhe per armembajtje pa leje dhe e denoi ate me 5 vjet e 6 muaj burgim. Denim qe per shkak te gjykimit te shkurtuar shkoi ne 3 vjet e 8 muaj.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 11/05/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 284 - Kultivim i bimeve narkotike;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 07/11/2022

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 284 - Kultivim i bimeve narkotike;

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 18/08/2021

Vendimi i gjykatës së apelit:

Data e vendimit së gjykates së apelit 00/00/0000

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.