Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Zyber
Mbiemri: Tusha
Data Ngjarjes: 30/07/2021
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 284 - Kultivim i bimeve narkotike;
Detaje të çështjes: Policia , bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Dorëz", në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Mondi Vervali , 28 vjeç, Zyber Tusha , 42 vjeç dhe Qerim Tresa, 58 vjeç. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Altin Plaku, 35 vjeç dhe Klajdi Tresa, 24 vjeç.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe të pyllëzuar, në vendin e quajtur "Dorëz", Pezë e Madhe.
Gjatë kontrolleve në banesat e 3 shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Më datën 28.06.2021 dhe 29.06.2021 nga punonjesit e policies se Komisariatit Nr.6 është marre informacion se ne fshatin Dorz, jane pare persona duke levizuar ne oret e para te mengjesit dhe dyshohet se keta persona merren me kultivimin e lendeve narkotike te llojit cannabis sativa ku shtetasi Klajdi Tresa është nje nga te dyshuarit.
Per kete fakt me date 30.06.2021 ne zbatim te planit te masave kunder kultivimit te lendeve narkotike grupi kontrollit ka shkuar ne fshatin Dorz me qellim verifikimin e informacioneve te mara ne rruge operative. Se bashku me grupin e punes kemi kaluar ne adresen e dhene nga burimi ku është konstatuar se ne ane te rruges lidhese te fshatit ne mes te pyllit siperfaqe e shpyllezuar nga ana e majte ne drejtim me fshatin Dorz është gjetur nje Parcele me bime e dyshuar si ajo e lendes narkotike e llojt canabis sativa (1.114 bime).
Me pas me vendim gjykate u vune ne pergjim Klajdi Tresa dhe lidhjet e tij.
Në datën 29.07.2021, rreth orës 0310, janë kapur në flagrancë në mes të arës ku janë kultivuar bimēt narkotike shtetasit Mondi Vervali dhe Zyber Tusha të cilët ishin duke vaditur bimët. Po kështu, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Qerim Tresa për shkak se në telefonin e tij janë gjetur komunikime të vazhdueshme nga të cilet rezulton se ai ka qenë i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në bashkpunim me shtetasit e mësipërm. Nga procesverbalet e transkriptimeve të bisedave telefonike të përgjuara rezulton se bashkëpunëtorë në kultivimin e bimëve narkotike janë edhe shtetasit Klajdi Tresa dhe Altin Plaku. Rezulton se këta shtetas kanë komunikime relativisht të konsiderueshme për sigurimin e paisjeve të nevojshme për procesin e kultivimit të bimëve narkotike (automjete, zorrë uji, etj). Nga hetimet paraprake, ka rezultuar gjithashtu se, në telefonin e shtetasit Mondi Vervali janë gjetur pamje filmike të tokës ku kultivoheshin bimet narkotike (1.114 bime) dhe të shtetasve Zyber Tusha, Altin Plaku dhe Klajdi Tresa. Po kështu, ka rezultuar se në banesën e shtetasit Qerim Tresa është gjetur edhe një arme gjahu tip Cifte.