Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Besnik

Mbiemri: Hyka

Data Ngjarjes: 26/07/2021

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 244 - Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike;

Detaje të çështjes: Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorise Vendore të Policise Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal të vitit 2021, finalizoi operacionin policor "Ndërmjetësi". Në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i urdhërave të lëshuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi personal "Arrest në burg" ndaj shtetasve: Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike" ; Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike" ; Neritan Bablusha,52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike" ; Po në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i masës se sigurimit personal me karakter shtërngues "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqesore" ndaj personave nën hetim: Besnik Hyka, 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike" ; Gezim Bazha, 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike" Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal me karakter shtërngues "Pezullimi i ushtrimit të detyres apo shërbimit publik" ndaj personit nën hetim: Panol At-Nikolla, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjes i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike" . Si dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit me iniciale "I.A" , për të cilin Gjykata ka vendosur cakatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtërngues "Detyrimi për t'u paraqitur në policine gjyqesore" , si i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike".

Nuk ka informacion mbi vendimin e prokurorisë.
Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: paraqitje në polic.gjyq;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 29/07/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë:

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.