Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Gazmend

Mbiemri: Canaj

Data Ngjarjes: 26/07/2021

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 244 - Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike ;

Detaje të çështjes: Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorise Vendore të Policise Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal të vitit 2021, finalizoi operacionin policor "Ndërmjetësi". Në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i urdhërave të lëshuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi personal "Arrest në burg" ndaj shtetasve: Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike" ; Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike" ; Neritan Bablusha,52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike" ; Po në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i masës se sigurimit personal me karakter shtërngues "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqesore" ndaj personave nën hetim: B.H, 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike" ; G.B, 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike" . Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal me karakter shtërngues "Pezullimi i ushtrimit të detyres apo shërbimit publik" ndaj personit nën hetim: Panol At-Nikolla, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjes i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike" . Si dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit me iniciale "I.A" , për të cilin Gjykata ka vendosur cakatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtërngues "Detyrimi për t'u paraqitur në policine gjyqesore" , si i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike".

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 27/01/2022

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Gjykata e Posacme denoi me 3 vite e 6 muaj burg Gazmend Canajn, per shkak te gjykimit te shkurtuar ai do te vuaj 2 vite e 4 muaj burg. Ai u gjet fajtor se ne dy raste ushtroi ndikim te paligjshem ne Kadastren e Tiranes dhe ne dy raste te tjera u perfshi ne korrupsion.

Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 29/07/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 245/1 - Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.