Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Nertila

Mbiemri: Roci

Data Ngjarjes: 28/12/2020

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283/2 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e bashkepunimit ose me shume se nje here

Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasit Nertila Roci, Ermal Roci , ne autostraden "Tirane-Durres" me droge dhe municion luftarak. Me datë 26.12.2020,rreth ores 17.30,nga punonjësit e Forcës së Posaçme Operacionale,të Drejtorisë Forcës së Posaçme Operacionale është marrë informacion që në afërsi të mbikalimit të Casa Italias po udhëtonte në drejtimin "Durrës- Tiranë" një automjet tip autoveture e markës "Pezho",ngjyrë blu,me targë AA272NL,dhe persona që posedonin lëndë narkotike si dhe municion. Rreth orës 17.43 shërbimi i seksionit të Forcës së Posaçme Operacionale "Shigjetat" të DVP-Tiranë,kanë bërë ndalimin e këtij automjeti me drejtues Ermal Roci dhe pasagjere Nertila Roci.Ku gjatë kontrollit në xhepin e derës së automjetit është gjetur një kuti kartoni brënda së cilës kishte një mbajtëse plastike me ngjyrë të zezë,në të cilën ndodheshin 50(pesëdhjetë)copë fisheke,me ngjyrë gri(metalixato),ku në pjesën e sipërme të tyre nuk kanë predhe por një vrimë e cila brënda saj ka një material si plastikë me ngjyrë jeshile.Gjithashtu në automjet u gjet nje kuti metalike rrethore me mbishkrimin në pjesën e sipërme magnum cal.4,5(177)"Super ak Ozaty Magnum" ,brënda së cilës kishte saçme me ngjyrë metalike me majë në pjesën e sipërme të tyre. Gjatë kontrollit fizik të shtetases Nertila Roci gjet një qese plastike transparente,e mbyllur me djegie,brënda së cilës kishte një material pluhur ngjyrë të bardhë në formë kokrizazh,të ngurtësuar të dyshuar si lëndë narkotike kokainë,ku pasi u bë peshimi i saj rezultoi me peshë të përgjithshme 10.2(dhjetë pikë dy) gramë. Më pas nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve Ermal dhe Nertila Roci në Elbasan,Njësia Administrative Kajan,fshati Turbull.Ku gjatë kontrollit janë gjetur 2(dy) pushkë njëra e llojit të armëve sportive dhe tjetra e dyshuar si armë zjarri pushkë e modifikuar,një qesë farmaceutike transparente dhe një qese me ngjyrë blu të cilat kanë patur në brëndësi material të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sativa,dy dokumeta të dyshuara si të falsifikuar në gjuhën greke,ku njëri është me numër AM091753 me mbishkrimin "IDENTITY CARD" kurse tjetri në dukje patentë Greke,me mbishkrimin "KOSTANTINOS KAISIDIS",Nr. 53046180, A,B". Pasi u bë peshimi i lëndës narkotike të sekuestruar në banesë rezultoi me peshë të përgjithshme 132.8(njëqind e tridhjetë e dy pikë tetë)gram.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Pushim

Data e Vendimit te Prokurorise: 01/07/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: paraqitje në polic.gjyq;

Historia: Cifti Roci u arrestuan ne daten 28 dhjetor ne autostrade ne kuader te nje operacioni te koduar "Autostrada", ku u gjeten me nje sasi fishekesh dhe lene narkotike kokaine. gruaja deklaroi se drogen ja dha bashkeshorti ne momentin qe u afrua policia pa e ditur se cfare ishte. Lenden narkotike canabis sativa te gjetur ne banese e dyshuara e argumentoi se " e di qe bashkeshorti eshte konsumator jo i shpeshte i kesaj lende. per armet ajo rrefehet se njeren prej tyre i shoqi e mbante per bukuri pasi eshte antike , kurse tjetra eshte me ajer. Ne perfundim te hetimeve, Prokuroria coi ne gjykate me akuzen e prodhimit dhe shitjes se narkotikeve vetem bashkeshortin e Nertila Rocit.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: pushim i ceshtjes

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 27/10/2021

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: paraqitje në polic.gjyq;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 29/01/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë:

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare

Neni:

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: paraqitje në polic.gjyq;

Data e masës së gjykates së apelit: 13/01/2021

Vendimi i gjykatës së apelit:

Data e vendimit së gjykates së apelit 00/00/0000

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.