Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Ermal

Mbiemri: Roci

Data Ngjarjes: 28/12/2020

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283/2 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e bashkepunimit ose me shume se nje here

Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasit Nertila Roci, Ermal Roci , ne autostraden "Tirane-Durres" me droge dhe municion luftarak. Me datë 26.12.2020,rreth ores 17.30,nga punonjësit e Forcës së Posaçme Operacionale,të Drejtorisë Forcës së Posaçme Operacionale është marrë informacion që në afërsi të mbikalimit të Casa Italias po udhëtonte në drejtimin "Durrës- Tiranë" një automjet tip autoveture e markës "Pezho",ngjyrë blu,me targë AA272NL,dhe persona që posedonin lëndë narkotike si dhe municion. Rreth orës 17.43 shërbimi i seksionit të Forcës së Posaçme Operacionale "Shigjetat" të DVP-Tiranë,kanë bërë ndalimin e këtij automjeti me drejtues Ermal Roci dhe pasagjere Nertila Roci.Ku gjatë kontrollit në xhepin e derës së automjetit është gjetur një kuti kartoni brënda së cilës kishte një mbajtëse plastike me ngjyrë të zezë,në të cilën ndodheshin 50(pesëdhjetë)copë fisheke,me ngjyrë gri(metalixato),ku në pjesën e sipërme të tyre nuk kanë predhe por një vrimë e cila brënda saj ka një material si plastikë me ngjyrë jeshile.Gjithashtu në automjet u gjet nje kuti metalike rrethore me mbishkrimin në pjesën e sipërme magnum cal.4,5(177)"Super ak Ozaty Magnum",brënda së cilës kishte saçme me ngjyrë metalike me majë në pjesën e sipërme të tyre. Gjatë kontrollit fizik të shtetases Nertila Roci gjet një qese plastike transparente,e mbyllur me djegie,brënda së cilës kishte një material pluhur ngjyrë të bardhë në formë kokrizazh,të ngurtësuar të dyshuar si lëndë narkotike kokainë,ku pasi u bë peshimi i saj rezultoi me peshë të përgjithshme 10.2(dhjetë pikë dy) gramë. Më pas nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve Ermal dhe Nertila Roci në Elbasan,Njësia Administrative Kajan,fshati Turbull.Ku gjatë kontrollit janë gjetur 2(dy) pushkë njëra e llojit të armëve sportive dhe tjetra e dyshuar si armë zjarri pushkë e modifikuar,një qesë farmaceutike transparente dhe një qese me ngjyrë blu të cilat kanë patur në brëndësi material të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sativa,dy dokumeta të dyshuara si të falsifikuar në gjuhën greke,ku njëri është me numër AM091753 me mbishkrimin "IDENTITY CARD" kurse tjetri në dukje patentë Greke,me mbishkrimin "KOSTANTINOS KAISIDIS",Nr. 53046180, A,B" . Pasi u bë peshimi i lëndës narkotike të sekuestruar në banesë rezultoi me peshë të përgjithshme 132.8(njëqind e tridhjetë e dy pikë tetë)gram.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 01/07/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Cifti Roci u arrestua ne autostraden " Tirane-Durres" duke levizur me makine. Ne mjet eshte gjetur sasi municioni dhe lende narkotike kokaine, ndersa nga kontrolli ne banese u gjeten dhe dy arme pushke dhe sasi lende narkotike, kanabis. Gjykata e Shkallës së Parë e la në burg Ermal Roci duke argumentuar në rrezikshmërinë e veprave penale për të cilat akuzohet, faktin që implikimi I tij vërtetohet me prova deri në këtë fazë. Gjykata e Apelit gjithashtu vlerësoi të linte në burg Ermal Roci duke vlerësuar të drejtë argumentet e Shkallës së Parë. i dyshuari thote se lenden narkotike qe ju gjet bashkeshortes se tij, ajo eshte e tij pasi ai eshte perdorues kokaine dhe e ka blere per perdorim vetjak dhe ja dha gruas ta mbante pa i treguar se cfare ishte. Ermal Roci eshte derguar ne gjykim dhe ceshtja ndodhet ne themel. Gjykata e Tiranes gjeti fajtor Ermal Rocin dhe e denoi ate me 5 vite burg per akuzen e prodhimit dhe shitjes se narkotikeve dhe falsifikimit te dokumenteve. Gjykata vendosi pezullimin e denimit me burg per Rocin dhe kalimin ne sherbim prove per 3 vite.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 27/10/2021

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 29/12/2020

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 19/04/2021

Vendimi i gjykatës së apelit:

Data e vendimit së gjykates së apelit 00/00/0000

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.