Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Ilirjan
Mbiemri: Ahmetaj
Data Ngjarjes: 25/07/2021
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 284 - Kultivim i bimeve narkotike;
Detaje të çështjes: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 arrestuan ne flagrance shtetasin Ilirjan Ahmetaj, 20 vjeç, banues në fshatin Shpataj, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë babi i tij, shtetasi H. A., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu.
ne daten 24.07.2021, rreth oreve te mbremjes me nderhyrjen e forcave policore, eshte mundesuar te identifikohen 59 rrenje bime te mbjella nga shtetasi Ilirjan Ahmetaj, te vendosura ne distance 1 meter nga njera-tjetra , me lartesi 10-50 cm si edhe ne faze lulezimi, te cilat dyshoheshin si bime narkotike, te llojit Cannabis Sattiva.
Pas sekuestrimit dhe nenshtrimit te aktit te ekspertimit kimik nr. 8913 date 13.09.2021 te bimeve te sekuestruara nga siperfaqja e mbjelle ka rezultuar se lenda e sekuestruar eshte Cannabis Sattiva ne fazen e lulezimit, e cila ne mbeshtetje te Ligjit Nr.7975 date 26.07.95 "Per barnat narkotike dhe psikotrope", ajo ben pjese ne lendet narkotike.
Sipas kqyrjes se akteve te pronesise se tokes ku lulezonin bimet narkotike te mesiperme, eshte konstatuar se ajo siperfaqe toke rezulton toke ne pronesi te shtetit.