Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Eduart

Mbiemri: Sulioti

Data Ngjarjes: 21/07/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Detaje të çështjes: Në bazë të informacioneve të marra se një shtetas merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë në zonën e Freskut, policia ka organizuar operacionin e koduar "Fresku" , në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Eduart Sulioti, 28 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash dhe sende të tjera të kundërligjshme. Në datë 19.07.2021, rreth orës 20:10, në rrugën "Muhamet Deliu" është konstatuar shtetasi Eduart Sulioti, i cili sapo ka parë punonjësit e policisë, është larguar me vrap. Gjatë kohës që po largohej, ka nxjerrë nga çanta e tij e krahut, disa sende në dukje si qese dhe i ka futur në gojë. Pas ndalimit të shtetasit Eduart Sulioti, ky i fundit ka nxjerrë nga goja katër qese plastike të spërdredhura, të djegura në majën e tyre, brenda të cilave ndodhej një pluhur i bardhë, i ngjashëm me lëndën narkotike të llojit kokainë. Pasi u bë sekuestrimi i lëndës dyshuar narkotike të llojit kokainë, u bë peshimi i saj dhe rezultoi me peshë të përgjithshme me ambalazh 16.6 gram.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 20/12/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Eduart Sulioti kerkoi ndryshim te mases se sigurise nga "Arresti ne burg" ne "Arrest shtepie", por kerkesa nuk u pranua nga te dyja shkallet. Nderkohe, Gjykata e Apelit ka ngritur nje tjeter dyshim qe lidhet me faktin qe Sulioti per shkak se eshte perdorues, per te siguruar lenden qe konsumon, edhe e shet ate. "Sasia e kapur dhe dyshimet se ai është jo thjesht përdorues për shpërndarës i lëndës narkotike, janë serioze për arsye se pësoni nën hetim nuk rezulton të jetë i aftë ekonomikisht për ta blerë lëndën narkotike kokainë, që dihet botërisht që është e kushtueshme. I pyetur nga gjykata ai deklarohet i papunë aktualisht dhe si i tillë, ka dyshime se për ta siguruar lëndën që konsumon, ai njëkohësisht edhe e shet atë".. Ne nentor 2021, Gjykata e Shkalles se pare zevendesoi masen e sigurise "Arrest ne burg" ne "Arrest shtepie". Ai u gjet fajtor nga Gjykata e Tiranes per shperndarje te lendes narkotike dhe e denoi ate me 5 vjet burgim, denim qe per shkak te gjykimit te shkurtuar shkoi ne 3 vjet e 4 muaj burg. Gjykata e Tiranes e pezulloi denimin me burg ne 3 vjet kusht.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 30/01/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 07/11/2022

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 04/08/2021

Vendimi i gjykatës së apelit:

Data e vendimit së gjykates së apelit 00/00/0000

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.