Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Qytetar Enald

Mbiemri: Gabaj

Data Ngjarjes: 15/07/2021

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 244 - Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike;

Detaje të çështjes: Policia e Tiranes arrestoi shtetasin Enald Gabaj pasi u kap duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe tentoi te korruptonte policin me dy kartemonedha 1 mije lekeshe. Ai akuzohet per akuzen e korrupsionit aktiv te zyrtareve publik dhe eshte referua sipas nenit 244. Gabaj ka qene duke levizur ne rrugen "Teodor Keko" dhe eshte ndaluar pasi eshte konstatuar duke perdorur telefonin. I riu i ka vendosur kartemonedhat te dokumentacioni dhe sipas deshmise se efektivit i ka thene "mbaji leket se nuk kam mundesi te paguaj gjoben"

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 13/09/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: paraqitje në polic.gjyq;

Historia: Para hetuesve, 24-vjeçari ka pranuar se i ka ofruar para efektivit te policise, duke shpjeguar se ka qene duke levizur me makinen e punes dhe per shkak se punon ne nje poste private, ishte duke komunikuar ne telefon me klientet. Me tej, i riu shprehet se i ka kerkuar policeve ta falnin, por ata kane vazhduar me procedurat. "Ne kete moment pa e menduar mire une futa dy kartemonedha mes dokumenteve dhe ia dhashe ne dore policit me shpresen se do me linte te vazhdoja, por ne fakt pasi i pa ai me tha se cfare jane keto, pasi te kerkova vetem letrat", eshte shprehur 24-vjeçari. Prokuroria e ka derguar per gjykim me akuzen e korrupsionit, ndersa me heret ai eshte liruar me urdher te Gjykates. Per shkak te ndryshimeve ligjore te bera ne muajin mars per uljen e marzhit te denimit dhe dekriminalizimin e vepres penale 244, qe parashikon se per raste te korrupsionit nen 50 mije leke marzhi i denimit eshte nga 6 muaj deri ne 1 vit, duke cuar me zbutje te masave te sigurise, ose ne disa raste lirimin e tyre ne komisariat.

Nuk ka informacion mbi vendimin e gjyqtari paraprak.
Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: paraqitje në polic.gjyq;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 18/07/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë:

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.