Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë
Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim
Data e Vendimit te Prokurorise: 09/09/2021
Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: paraqitje në polic.gjyq;
Historia: Trupa e sherbimit te policise rrugor kane qene te vendosur pike kontrolli ne vendin e quajtur "Flamuri Gjerman" ne rrugen " Ali Demi". Shtetasi Xhulio Llaka po vinte ne zbritje per ne hyrje te qytetit dhe policia ka konstatuar qe qarkullonte me mjet pa vendosur rripin e sigurimit .Policia i ka bere shenje ndalimi duke e pozicionuar ne anen e djathte te karaxhates ku i eshte ofruar duke komunikuaar shkakun e ndalimit qe qarkullon pa vendosur rripin e sigurimit. Me pas i kane kerkuar dokumentacionin e mjetit . Xhulio Llaka si fillim merr vetem lejen e qarkullimit nga kroskoti dhe i thote qe " te jap nje kafe dhe me ler te iki ". Policia i thote serisht qe i ka kerkuar vetem anen dokumentare te mjetit , por Xhulio Llaka insistoi disa here qe " merr pi nje kafe" dhe i futi nje kartmonedhe me prerje 2000 lekeshe ne leje qarkullimi.Ne kete moment , policia e pyet ; pse e bere kete per tju shmangur mases se gjobes?
Ne kete moment, Xhulio Llaka ka zgjatur doren per tja marre nga dora se bashku me lejen e qarkullimit , por nuk i ka marre dot. Nga kontrolli i policise, rezulton se siguracioni i mjetit kishte mbaruar dhe dilte ne sistem pa siguracion.
Xhulio Llaka ka deklaruar se po levizte me makinen e nje shoku qe ia kishte lene per perdorim per ate dite me qellim per ta cuar ne oficine per riparimin dhe lucidimin e disa demtimeve qe kishte. Eshte ndaluar nga policia e cila i ka kerkuar patenten dhe dokumentat e mjetit , pasi ishte pa rrip sigurimi. Policia i ka kerkuar dokumentat e mjetit ne kroskotin e mjetit dhe i ka nxjerre per te ja dhene punonjesve te policise . Kur ia ka dhene ka pare qe ne lejen e qarkullimit ishte edhe nje kartmonedhe 2000 lekeshe per te cilen Xhulio sqaron se nuk kishte dijeni se ishte aty pasi mjeti nuk ishte i tij dhe nuk e dinte se cfare kishin letrat brenda.
Per shkak te ndryshimeve ligjore te bera ne muajin mars per uljen e marzhit te denimit dhe dekriminalizimin e vepres penale 244, qe parashikon se per raste te korrupsionit nen 50 mije leke marzhi i denimit eshte nga 6 muaj deri ne 1 vit, duke cuar me zbutje te masave te sigurise, ose ne disa raste lirimin e tyre ne komisariat.
Gjykata e Tiranes e gjeti fajtor Xhulio Llaken duke e denuar ate me 6 mua burgim. I pandehuri, i hetuar dhe gjykuar me masen e sigurise "Detyrim paraqitje" perfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u denuar perfundimisht me 4 muaj burgim, e konvertuar ne 8 muaj kusht.