Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Qytetar Gramoz

Mbiemri: Maksuti

Data Ngjarjes: 10/07/2021

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 244 - Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike;

Detaje të çështjes: Policia e Tiranes arrestoi shtetasin Gramoz Maksuti, pasi ne momentin qe ka qene duke levizur me makine , eshte ndaluar nga Policia per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor. Ne keto momente , Maksuti ka tentuar ti jap 2000 leke te reja efektivit te policise. Me datë 10.07.2021 punonjesi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, M.M. dhe O.L. të planizuar me shërbim në sektorin në kryqëzimin e rrugës "Teodor Keko" kanë konstatuar në lëvizje automjetin e markës "Merzedez Benz" të drejtuar nga i pandehuri Gramos Maksuti, të cilit i kanë dhënë shenjë për të ndaluar. Më pas, punonjësit e policisë i kanë kërkuar të pandehurit Gramoz Maksuti t €™i paraqesë dokumentat e mjetit, duke i bërë të ditur qe do t €™i nënshtrohet testit të alkolit nisur edhe nga pohimi i tij, se pak orë më parë kishte konsumuar një gote raki. Në vijim të këtij komunikimi, drejtuesi i mjetit, i pandehuri Gramoz Maksuti i ka dhënë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor bashkë me dokumentet edhe dy kartmonedha të prerjes 1.000 (nje mijë) lekë secila të vendosur në mes të dokumentave, me qëllim për mosndëshkimin me masë administative.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 21/09/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: paraqitje në polic.gjyq;

Historia: Per shkak te ndryshimeve ligjore te bera ne muajin mars per uljen e marzhit te denimit dhe dekriminalizimin e vepres penale 244, qe parashikon se per raste te korrupsionit nen 50 mije leke marzhi i denimit eshte nga 6 muaj deri ne 1 vit, duke cuar me zbutje te masave te sigurise, ose ne disa raste lirimin e tyre ne komisariat. Gramos Maksuti para hetuesve shpjegon se: "... në momentin që jam ndaluar nga punonjësit e policise rrugore u befasova pasi nuk jam përballur ndonjëherë me policinë dhe veprimet e mija kanë qenë të nxitura pa e menduar mirë se çfarë bëra....". Gramoz Maksuti e ka pranuar kryerjen   vepres penale dhe ka shfaqur pendim. Gjykata e Tiranes gjeti fajtor te panfehurin dhe e denoi ate me 4 muaj burg, duke perfituar edhe nga gjykimi shkurtuar. Denimi iu konvrrtua ne sherbim prove.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 19/10/2021

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 244 - Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike ;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: paraqitje në polic.gjyq;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 13/07/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 244 - Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike ;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.