Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Dorian

Mbiemri: Mersini

Data Ngjarjes: 09/07/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Detaje të çështjes: Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Dorian Mersini, 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë. Policia kishte marre informacion ne rruge operative se ne nje pallat te shkaterruar nga termeti i nentorit te 2019-es ne rrugen "Llazi Miho", shtetasi Dorian Mersini shiste lende narkotike te heroines. Ne momentin qe eshte bere nderhyrja i pranishem ka qene edhe nje tjeter shtetas i identifikuar me inicialet S.P., i cili ka rezultuar perdorues pasi ishte ne momentin e marrjes se lendes me shiringe. Gjate peshimit rezultoi se lenda narkotike e sekuestruar kap vleren e 8.2 gram, ndersa Dorian Mersinit iu gjeten edhe 10 mije leke, 5 shiringa dhe disa ilace.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 17/01/2022

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Shtetasi Dorian Mersini nuk ka pranuar te flas para hetuesve gjate veprimeve paraprake hetimore, ndersa dyshohet se ai kishte te pakten 3 muaj qe merrej me shitjen e heroines, kjo pasi shtetasi S.P., ka deshmuar se ka shkuar ne ate pallat per te blere heroine pasi qe prej 7 vitesh ishte perdorues dhe te pakten qe prej 3 muajesh e blinte te Dorian Mersini. Dorian Mersini.u hetua ne masen e sigurise "Arrest ne burg". Ai u gjet fajtor nga Gjykata e Tiranes dhe u denua me 5 vjet burgim, denim qe per shkak te gjykimit te shkurtuar shkoi ne 3 vjet e 4 muaj.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 15/02/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 07/11/2022

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.