Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës Blerta
Mbiemri: Turku
Data Ngjarjes: 06/07/2021
Kategoria: Korrupsioni
Sipas Nenit: Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike;
Detaje të çështjes: Ne daten 22 korrik te 2020 Prokuroria e Posacme ka nisur hetimet për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" , "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" dhe "Shpërdorim i detyrës" , "Falsifikim i dokumentave" parashikuar nga nenet 259, 258, 248, 186 dhe 25 të Kodit Penal. Ne perfundim te hetimeve paraperake SPAK vuri ne pranga 10 zyrtare te Bashkise se Lushnjes perfshire edhe kreun e kesaj Bashkia, Fatos Tushe. Ne baze te hetimeve dyshohet se zyrtaret e Bashkise se Lushnjes kane shpallur fitues te tenderit nje kompani per rehabilitimin e nje kanali ujites ne kundershtim me ligjin pasi nuk plotesonte kriteret. Administratori i kompanise qe u shpalle fituese ka falsifikuar te dokumente ne funksion te fitimit te tenderit.
Gjate hetimeve per kete dosje, janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit. SPAK tha se nga hetimi u grumbulluan prova të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të "Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim, "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" , "Falsifikim i dokumentave" , kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 dhe 186-25 të Kodit Penal.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.50 datë 05.07.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:
Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 248 - Shperdorim detyre -25 i Kodit Penal.
Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim, "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" , kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal.
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.
Gazmend çela" zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike" , kryer në bashkëpunim të parashikuar nga Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike dhe 25, të K.Penal.
Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike" , kryer në bashkëpunim të parashikuar nga Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike dhe 25, të K.Penal.
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike" , kryer në bashkëpunim të parashikuar nga Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike dhe 25, të K.Penal.
Nderkohe, ne masa sigurimi arrest ne shtepi u vendosen:
Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike" , kryer në bashkëpunim të parashikuar nga Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike dhe 25, të K.Penal;
Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike" , kryer në bashkëpunim të parashikuar nga Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike dhe 25, të K.Penal;
Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike" , kryer në bashkëpunim të parashikuar nga Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike dhe 25, të K.Penal;
Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike" , kryer në bashkëpunim të parashikuar nga Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike dhe 25, të K.Penal.