Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Kryetar i Bashkise Lushnje Fatos

Mbiemri: Tushe

Data Ngjarjes: 06/07/2021

Kategoria: Korrupsioni

Sipas Nenit: Neni 248 - Shperdorim detyre ;

Detaje të çështjes: Ne daten 22 korrik te 2020 Prokuroria e Posacme ka nisur hetimet për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" dhe "Shpërdorim i detyrës", "Falsifikim i dokumentave" parashikuar nga nenet 259, 258, 248, 186 dhe 25 të Kodit Penal. Ne perfundim te hetimeve paraperake SPAK vuri ne pranga 10 zyrtare te Bashkise se Lushnjes perfshire edhe kreun e kesaj Bashkia, Fatos Tushe. Ne baze te hetimeve dyshohet se zyrtaret e Bashkise se Lushnjes kane shpallur fitues te tenderit nje kompani per rehabilitimin e nje kanali ujites ne kundershtim me ligjin pasi nuk plotesonte kriteret. Administratori i kompanise qe u shpalle fituese ka falsifikuar te dokumente ne funksion te fitimit te tenderit. Gjate hetimeve per kete dosje, janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit. SPAK tha se nga hetimi u grumbulluan prova të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të "Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim, "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", "Falsifikim i dokumentave", kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 dhe 186-25 të Kodit Penal. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.50 datë 05.07.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit: Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 248 - Shperdorim detyre -25 i Kodit Penal. Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim, "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal. Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal. Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal. Gazmend çela" zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike dhe 25, të K.Penal. Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike" , kryer në bashkëpunim të parashikuar nga Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike dhe 25, të K.Penal. Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike" , kryer në bashkëpunim të parashikuar nga Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike dhe 25, të K.Penal. Nderkohe, ne masa sigurimi arrest ne shtepi u vendosen: Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike" , kryer në bashkëpunim të parashikuar nga Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike dhe 25, të K.Penal; Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike" , kryer në bashkëpunim të parashikuar nga Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike dhe 25, të K.Penal; Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike" , kryer në bashkëpunim të parashikuar nga Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike dhe 25, të K.Penal; Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike" , kryer në bashkëpunim të parashikuar nga Neni 258 - Shkelje te barazise se pjesemarrsve ne tendera apo ankande publike dhe 25, të K.Penal.

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 23/12/2021

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;

Historia: Ish kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e tij për liri, duke lënë në fuqi masën arrest me burg. Ish kryebashkiaku Tushe, kërkoi masë më të butë me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, e për ketë kërkoi zbutje të masës "Arrest në burg", por kërkesa, e tij, është rrëzuar nga gjyqtari Erion çela. Edhe më herët ish kreu i Bashkisë Lushnjë, i akuzuar për "Shpërdorim detyre" në dyshimin e abuzimit me fondet publike dhe detyrën, ka kërkuar ndryshim të masës, teksa para Gjykatës ka mohuar akuzat, duke pretenduar pafajësi. Nga hetimet e Prokurorisë së Posacme, rezulton Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste. Përgjatë një viti hetimesh, SPAK pretendon se kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh. Sipas SPAK ndonëse fituese u shpall "Euro Alb', punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si à ¢ €š ¬Ã‹Å“miku' i kryebashkiakut. Një tjetër episod kundër ish kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet "Thuaji që fola me shefin" . Me urdhër të Spak, disa muaj më parë policia hyri në ambinentet e bashkisë duke ekzekutuar 11 urdhër arrestet SPAK, duke vënë në pranga kryebashkiakun Tushe; Flamur Peqinin; Ibrahim Lamin; Bujar Muratin; Gazmend çelën; Bektash Nexhën dhe Blerta Turkun. Gjithashtu u ndaluan edhe shtetasit, Margarita Gjermeni; Andri Musho; Ani Simoni, dhe Xhemal Haskon, ndaj të cilëve SPAK i kish kërkuar GJKKO-së, masën e sigurisë "arrest shtepie". Fatos Tushe, beri 4 kerkesa per zevendesim mase, asnje prej tyre nuk u pranua, as nga Shkalla e Pare dhe as nga e Dyta. Fatos Tushe u dënua nga Gjykata e Posaçme me 3 vjet e 6 muaj burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 2 vjet e 4 muaj heqje lirie. Tushes gjithashtu i ndalohet të angazhohet në funksione publike për 5 vite. Ish kryebashkiaku i Lushnjes mori pafajesi ne Shkallen e Pare per dyshimet se ka favorizuar ne tenderat e hapur nga Bashkia kompani fituese dhe u denua vetem per abuzimet me karburantin dhe lejimin e një ndërtimi pa leje. Por Gjykata e Apelit vendosi te ndryshoje vendimin per Fatos Tushen, duke e gjetur fator ate edhe per kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim. Ai u denua nga Apeli me 5 vjet burg ne total, denim qe shkoi per shkak te gjykimit te shkurtuar ne 3 vjet dhe 4 muaj burg. Ky vendim e riktheu Tushen ne qeli, vetem pak muaj pasi masa e tij ishte shuar pasi ai shleu denimin e dhene nga Shkalla e Pare.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 24/02/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi:

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në burg;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 07/10/2022

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 248 - Shperdorim detyre ;

Rasti ka kaluar në gjykatën e apelit:

Masa e Sigurise nga gjykata e apelit: arresti në burg;

Data e masës së gjykates së apelit: 28/07/2021

Vendimi i gjykatës së apelit: lë në fuqi vendimin e Gjyk.Shk.I

Data e vendimit së gjykates së apelit 01/03/2023

Neni:

Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.