Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë
Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim
Data e Vendimit te Prokurorise: 09/03/2022
Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;
Historia: Sipas prokurorise, shtetasi Kreshnik Halilaj, merret me shitje te lendeve narkotike te llojit kokaine, Heroine dhe Cannabis Sativa. Ate e therrasin "Nik Xhuxhi" dhe shet kryesisht lende narkotike Kokaine te ndare ne doza ne zonen e Oxhakut dhe Kinostudios, Tirane por merret dhe me shitje te lendes narkotike Heroine dhe Cannabis Sativa. Ky shtetas lenden narkotike kokaine e shet ne shumen e 10000 (dhjete mije) lekeve reja gramin. Lenden narkotike Kokaine dhe Heroine, e mban te ndare ne qese te vogla ne ambjentet e dyqanit te tij emer "Tabacchino Ansel", qe ndodhet ne rrugen "Halit Bega", Allias, Tirane.
Sipas informacioneve ky shtetas lenden narkotike e mban te fshehur ne nje pallat dy katesh me tulla te bardha, i cili eshte ngjitur me banesen e nje shtetasje qe quhet L. Nga te dhenat e marra rezulton se shtetasi Kreshnik Halilaj, ka shoqeri me persona te ciet kane aktivitet kriminal ne fushen e narkotikeve dhe ky shtetas dyshohet se komunikon me keto persona me ane te telefonit. Sipas skemes se zbardhur nga hetimet e Prokurorise, perdoruesit e lendes narkotike kokaine i dergojne mesazh Halilajt, qe dua te takoj dhe ai ben gati lenden narkotike dhe e mban ne goje deri sa t'ia jape perdoruesit, me qellim qe ta gelltise ne momentin qe shikon punonjes policie.
Gjykata e Tiranes gjeti fajtor Kreshnik Halilajn dhe e denoi ate me 7 vjet burgim per shperndarje te lendeve narkotike. Denim qe per shkak te gjykimit te shkurtuar shkoi ne 4 vjet e 8 muaj.
Gjykata ne perfundim vendosi te pezulloje denimin e tij me burg ne 4 vjet sherbim prove dhe nuk duhet te shoqerohet me persona te inkriminuar.