Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë
Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim
Data e Vendimit te Prokurorise: 23/12/2021
Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti në burg;
Historia: Ne daten 23.11.2019 jane arrestuar shtetasit R.D., E.B., E.K., H.Xh., L.P., te dyshuar per kryerjen e vepres penale "Prodhim dhe shitje narkotikesh ". Kapja e ketyre shtetasve eshte bere pasi ne automjetin ne perdorim te shtetasit R.D., me te cilen kane qene duke udhetuar shtetasit e mesiperm eshte gjetur nje sasi e lendes narkotike prej 4.05 gram, e cila ka rezultuar lende narkotike cannabis sattiva. Ne prokurorine e gjykates se Shkalles se pare Kukes eshte rregjistuar procedimi penal per vepren penale " Prodhim dhe shitje narkotikesh" .Ne 20.11.2019 eshte paraqitur kerkese ne gjykaten e rrethit gjyqesor Kukes me objekt vleftesimin e ligjshem te arrestit ne flagrance dhe caktimi i mases se sigurimit "arrest ne burg " per nje afat 20 ditor per personat e mesiperm. Ne daten 23.11.2019 gjykata e Kukesit ka vendosur "arrest me burg " per 15 dite.
Ne daten 23.11.2019 shtetasi Emirjan Beu. ka komunikuar me telefon me shtetasin Isuf Gega , te cilin e pyet nese ka njohje me prokurorin Edmond Karriqi. , pasi ne Kukes eshte arrestuar vellai i Dritan Dedja.
Isuf Gega eshte pergjigjur se ka lidhje shoqerore me shtetasin e mesiperm dhe se eshte drejtues i prokurorise , jo prokuror.
Disa minuta me vone Isuf Gega ka komunikuar me shtetasin Emirjan Beu dhe ne bisede shpjegon se ka folur me prokurorin , se personi i arrestuar quhet R.D. dhe se eshte lene me afat 15 dite, eshte ne pritje te analizave te ekspertimit, si dhe i ka thene qe eshte vellai i nje shokut te tij te ngushte , se per tre ore ai vinte ne Kavaje dhe mundet te shkonin ta takonin se bashku. Ne 24.11.2019 Isuf Gega eshte takuar ne Kavaje me shtetasit Emirjan Beu dhe Dritan Dedja.
Ne daten 25.11.2019, Dritan Dedja ka shkuar ne Kukes ka takuar prokurorin e ceshtjes me ndermjetesimin e Isuf Gega dhe ne kete dite i eshte kthyer automjeti i sekuestruar. Ne daten 27.11.2019, D.D se bashku me shtetasin Eemirjan Beu kane shkuar serisht ne Kavaje dhe jane takuar me Isuf Gega. Ne te njejtin dite ,Isuf Gega eshte takuar me prokurorin e ceshtjes Edmond Karriqi.
Ne daten 27.11.2019 , prokurori i ceshtjes ka komunikuar me oficerin e policise gjyqesore qe ka kryer veprimet hetimore, ku ky i fundit i shpjegon se eshte tek mjekesia ligjore dhe se nuk i kane perfunduar ende aktet e ekspertimit dhe se ka mundesi qe te perfundonin diten e hene. Edmond Karriqi i ka thene oficerit te policise gjyqesore se duhen urgjent diten e hene dhe se te henen duhej te rrinte atje derisa te merrte aktet e ekspertimit.
Ne daten 29.11.2019, D.D. bisedon ne telefon me Rr.D. te cilit i thote se "te henen do ja cojme , perderisa i ka kerkuar te henen , te marten mund ti qisi ata" thashe te henen , do i cojme , me i cu leket...ti mbledhim ata te tjeret "
Ne daten 2.12.2019 D.D. ka biseduar me G.B. i cili eshte babai i shtetasit E.B. i arrestuar ne Kukes, shkuar ne piken e kembimit valutor "Iliria 98" ndodhur ne QTU.
Nga keqyrja e pamjeve filmike ne kete pike kembimi valutor , ka rezultuar se shtetasi Dritan Dedja ka nxjerre nga xhepi dhe ka numeruar 22 kartmonedha te prera 100 USD si dhe 3 kartmonedha te prerjes 500 leke , te cilat i ka dhene punonjes te pikes dhe ka marr nga punonjesja e pikes se kembimit valutor shumen 2000 euro.
Ne date 2.12.2019 shtetasi Driitan Dedja eshte takuar ne Kavaje dhe eshte ulur ne te njejten tavoline me shtetasin I.G.
Me pas shtetasi Isuf Gega ka dale nga lokali dhe ka shkuar ne lokalin "Bar Wiskey" dhe eshte ulur ne te njejten tavoline me shtetasin E.K. Pas 10 minutash ne lokalin e mesiperm ka shkuar edhe Dritan Dedja ,te cilet kane qendruar se bashku rreth 20 minuta.
Ne 6.12.2019 prokurori i ceshtjes ka dorezuar kerkese ne gjykate per caktimin e mases se sigurimit "Detyrim paraqitje ne policine gjyqesore " per personat e arrestuar .Rezulton se aktet e ekspertimit toksikologjik jane kryer ne 3.12.2019 dhe jane administruar ne prokurorine e Kukesit ne daten 10.12.2019. Ne dosjen e seances gjyqesore ne daten 6.12.2019 nuk jane perdorur aktet e ekspertimit qe jane derguar me shkrese percjellese nga I.M.L., por kopje e ketyre akteve te njesuara me vulen e I.M.L., qe duken se jane marre dorazi dhe nuk jane administruar ne te njejten kohe me shkresen percjellese. Me 15.10.2020 eshte vendosur pushimi i ceshtjes.
Edmond Karriqi u hetua dhe gjykua ne masen e sigurise "Arrest ne burg" .
Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare gjykoi ish prokurorin Edmond Karriqi me proceduren e shkurtuar dhe per kete ai perfitoi ulje te denimit.
Pasi u gjet fajtor nga Gjykata e Shkalles se dhe u denua me 3 vjet burg, ky denim u ul ne 2 vjet .
Gjithashtu Gjykata e Shkalles se Pare e pezulloi denimin me burg ne 4 vite sherbim prove.
Gjykata e Posaçme e Apelit la ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare sa i takon fajesise dhe mases se denimit, por e prishi ate duke i hequr nenin 59 dhe rikthimin e burg per te vuajtur denimin.