Informacione më të detajuara në lidhje me rastin

Kthehu
Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë

Emri: Dogukan

Mbiemri: Alioglu

Data Ngjarjes: 05/07/2021

Kategoria: Droga

Sipas Nenit: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Detaje të çështjes: Policia arrestoi shtetasin Dogukan Alioglu, 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, forcat e Posaçme "Shqiponjat" gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak. U referua per nenet 283/1 ( prodhim dhe shitje narkotikesh), 291 (drejtim automjeti ne menyre te parregullte), neni 278 ( mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve shperthyese dhe municionit). Më 04.07.2021, rreth orës 01 :30, në Qafë-Kashar, shërbime policore Shqiponja kanë ndaluar dhe ushtruar kontroll në një mjet me targa AB535AJ, me drejtues Dogukan Alioglu. Këtij të fundit iu gjet në trup një sasi lënde narkotike që, për nga veçoritë fizike, dukej si cannabis sativa në formë boçeje dhe një cigare. Policia gjyqësore ka ndërhyrë menjëherë dhe ka vijuar me sekuestrimin e lëndës, peshimin dhe këqyrjen. Peshimi i lëndës tregoi për 25.8 gramë megjithë ambalazh. Në banesën e të dyshuarit, gjatë kontrollit të kryer në kushtet e flagrancës, u gjetën tetë fibulua prania e produkteve kanabinoidike të metabolizmit të bimës cannabis sativa L në organizimin e njeriut."

Rasti ka kaluar ne prokurori ku janë ruajtur të dhënat si më poshtë

Vendimi i prokurorisë: Kërkesë për gjykim

Data e Vendimit te Prokurorise: 01/02/2022

Masa e Sigurise e propozuar nga Prokurori: arresti ne shtepi;

Historia: I pandehuri, nuk e ka kundërshtuar akuzën duke pretenduar se është përdorues i lëndës narkotike dhe lënda e gjetur ishte për përdorim vetiak. Ai u gjykua me procedure te shkurtuar dhe fitoi ulje te denimit. Gjykata e gjeti fajtor ate per prodhim dhe shitje lendesh narkotike dhe e denoi me 5 vite burg, denim qe u ul me 3 dhe u pezullua me sherbim prove.

Rasti ka kaluar te gjyqtari paraprak me këtë vendim:

Vendimi i gjyqtarit paraprak: dërgim i çështjes në gjyq

Data e Vendimit te gjyqtarit paraprak: 08/02/2022

Neni mbi të cilin eshte mbështetur vendimi: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Rasti ka kaluar në gjykatën e shkallës së parë:

Masa e Sigurise nga Gjykata e Shkalles se Pare: arresti në shtëpi;

Data e masës së Gjykates së Shkalles së Pare: 07/07/2021

Vendimi i themelit i gjykatës së Shkalles së Parë: fajtor

Data e vendimit së Gjykates së Shkalles së Pare fajtor

Neni: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;

Nuk ka informacion mbi gjykatën e apelit.
Nuk ka informacion mbi gjykatën e lartë.