Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Agim
Mbiemri: Hoxha
Data Ngjarjes: 22/06/2021
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 283/1 - Prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne formen e saj origjinale;
Detaje të çështjes: Policia e Tiranes arrestoi shtetasin Agim Hoxha, 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një përforcues grushti. Materialet per shtetasin Agim Hoxha u referuan sipas nenit 283/1 dhe 279(prodhim . mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta). Sipas dosjes hetimore, Më datë 22.06.2021 ora 02:00 është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit Agim Hoxha, nga oficerët e policise gjyqësore të Drejtorisë Policisë Vendore Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi është kryer pas një kontrolli të ushtruar nga oficerët e policisë gjyqësore të Kom.Pol.Nr.2, Tiranë në banesën e tij, në rrugën "Osman Myderizi", ku gjatë kontrollit, në dhomën e ndjenjjs mbi një pjatë porcelani është konstatuar një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë, lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë. Po mbi këtë pjatë, mbi një copë letër është gjetur material i ngurtë në ngjyrë të bardhë, lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë. Në vijim të kontrollit mbi një tavolinë dërrase ngjyrë të zezë, është konstatuar një material i ngurtë në ngjyrë të bardhë, lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë. Lënda narkotike është hedhur në një qese plastike transparente dhe është mbyllur me djegie. Kjo sasi lënde e dyshuar si narkotike e llojit kokainë, është sekuestruar në cilësine e provës materiale dhe me pas është peshuar dhe ka rezultuar me peshë 0.6 gr me gjithë ambalazh. Në vijim të kontrollit, mbi një tavolinë në korridorin e banesës u konstatua një përforcues grushti metalik, me ngjyrë të zezë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe është dërguar për ekspertim teknik. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe 34 (tridhjetë e katër) orë dore, të markave të ndryshme të cilat janë gjetur gjatë kontrollit të banesës, brënda një kasaforte.
Ne daten 6 tetor 2021, policia arrestoi serish shtetasin Agim Hoxha, i cili ishte duke u hetuar per çeshtjen e pare ne masen e sigurise "Arrest ne shtepi".
Ai u vu ne pranga pasi u denoncua nga e dashura e tij, per dhune dhe se kishte thyer masen e sigurise.
Sipas dosjes hetimore, e dashura i tha policise se koshte shkuar ne banesen e Agim Hoxhes sepse kishte nevoje te konsumonte lende narkotike te llojit te kokaines, kur shko atje ne banese ishte nje vajze tjeter dhe dy prinderit e tij qe sapo ishin kthyer nga Italia. Pasi ishin futur ne nje dhome, ku sipas saj e perdorte shtetasi Agim Hoxha per konsumim te kokaines dhe orgji, ai ka ushtruar dhune, duke e pyetur se ku ka konsumuar kokaine gjate kohes qe ata nuk jane takuar. Gjithashtu, ajo i tregoi hetuesve se ishte deshmitare e shume rasteve kur Agim Hoxha i shiste kokaine njerezve te ndryshem.