Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Enkel
Mbiemri: Domi
Data Ngjarjes: 25/06/2021
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 284 - Kultivim i bimeve narkotike
Detaje të çështjes: Policia e Tiranes arrestoi shtetasin Enkel Domi dhe shpalli ne kerkim shtetasin tjeter A.K pasi shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë të vendosura në autostradë, për konstatimin e shkeljeve rrugore, nisur dhe nga dyshimet e krijuara mbi lëvizjet e dyshimta të një drejtuesi mjeti, i kanë dhënë atij shenjë për të ndaluar.
Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe është munduar të devijojë nga rruga, por pas ndjekjes është bllokuar nga Policia Rrugore.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në bagazhin e këtij mjeti, kubikë të kultivuar me fara kanabisi.
Gjatë tentativës për t'iu shmangur shërbimeve të Policisë, pasagjeri është hedhur nga automjeti dhe ka mundur të largohet, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia.
Ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi Enkel Domi është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Enkel Domi, 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja" , si dhe shpallja në kërkim e shtetasit A. K., 29 vjeç.