Policia në dosjen e saj ka të dhënat si vijojnë
Emri: Denard
Mbiemri: Buci
Data Ngjarjes: 17/06/2021
Kategoria: Droga
Sipas Nenit: Neni 283 - Prodhim dhe shitje narkotikesh
Detaje të çështjes: Policia e Tiranes zhvilloi nje operacion i cili u shtri ne disa muaj dhe u drejtua nga Prokuroria e Tiranes. Ne daten 17 qershor Policia arrestoi shtetasit Deivid Shuaipi, 26 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr" ; Farjon Palushi, 27 vjeç, Jurgen Halitaj, 19 vjeç, Ismail Gurra, 26 vjeç, Denard Buci, 20 vjeç, Josif Ceka, 20 vjeç, Oltion Doku, 19 vjeç, F. S., 17 vjeç, L. D., 17 vjeç, Fabian Pitani, 22 vjeç dhe Doris Murati, 23 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim; A. Ll., 26 vjeç, për veprën penale "Moskallëzim krimi" .
Po në kuadër të procedimit penal janë shpallur në kërkim shtetasit:
A. ç., 27 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr" ; E. M., 22 vjeç, R. P., 25 vjeç dhe A. M., 19 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim; F. S., 27 vjeç, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit" dhe "Moskallëzim krimi" ; R. D., 21 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim dhe "Moskallëzim krimi" .
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit Deivid Shuaipi (i ndaluar) dhe A. ç. (i shpallur në kërkim), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.04.2021, në rrugën "Ndre Mjeda" , i kanë djegur 2 automjete shtetasit Sh. K.
Gjithashtu, po në kuadër të këtij procedimi penal, më datë 16.02.2021 është finalizuar operacioni "KONTAKT" , si rezultat i të cilit janë arrestuar 3 shtetas: D. H., A. B. dhe I. P., ndërsa më datë 03.08.2020 është arrestuar shtetasi M. B.
Si rezultat i hetimeve të kryera përgjatë një viti, duke përdorur edhe dronë për vëzhgimin e këtyre personave, është bërë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të 22 shtetasve.
Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar sasi me lëndë narkotike dhe shuma të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Këta shtetas e zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën ish-parkut, në rrugën "Ndre Mjeda" dhe në rrugën "Frosina Plaku" .shtetas e zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën ish-parkut, në rrugën "Ndre Mjeda" dhe në rrugën "Frosina Plaku" .